Panorama (Albania)

Manaj e Bare: Duam dy fitore, si do t'ia dalim

-

Rei Manaj dhe Keidi Bare, nga grumbullim­i në Durrës, kanë shprehur objektivat për dy sfidat e radhës, ndryshimet nga sfida e fundit me Lituaninë si dhe çfarë duhet bërë ndryshe. REI MANAJ Dy ndeshjet - "Besoj se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishm­e, sepse me Lituaninë ne nuk ishim 100%. Në ndeshjet e kaluara që kemi bërë, besoj se grupi kishte arritur një ekuilibër dhe në këto dy ndeshje shpresojmë që t'i fitojmë të dyja. Për këtë, duhet të futemi në fushë të përqendrua­r dhe të dimë që edhe nëse në letër mund të dukemi më të fortë, fusha tregon gjëra të tjera. Që në ndeshjen me Kazakistan­in duhet të futemi në fushë me vetëbesimi­n te kualitetet tona dhe për të arritur fitoren".

Hapësira - "Jo, nuk besoj kështu. Është trajneri që zgjedh dhe shpresoj që të gjithë sulmuesit të jenë sepse ky është një ekip kombëtar dhe nuk do të thotë asgjë se kush luan nga fillimi apo kush futet në pjesën e dytë. Ne jemi të gjithë njëlloj këtu dhe sa më shumë konkurrenc­ë të ketë, aq më mirë është sepse lojtarët japin një plus".

Përgjegjës­i - "Besoj se të gjithë lojtarët në Kombëtare duhet të marrin një përgjegjës­i që në klubet e tyre nuk e kanë. Për një futbollist është gjëja më e lartë dhe normalisht që kur një lojtar vjen në Kombëtare, duhet të japë jo 100%, por akoma më shumë, se ky është niveli më i lartë i futbollit. Personalis­ht duhet të jap akoma më shumë dhe shpresojmë që në këto dy ndeshjet e ardhshme të bëjmë sa më mirë". KEIDI BARE Lituania - "Unë nuk kam çfarë flas me trajnerin sepse trajneri vendos se çfarë duhet të bëjmë në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje. Normalisht, duhet të theksoj se, siç e tha dhe Rei, nuk ishim ne në fushë, nuk dhamë 100% tonë. Ishim të shpërqendr­uar, por besoj se ndeshjet në vazhdim do t'i bëjmë mirë dhe do të arrijmë të marrim fitore. Shumë besim dhe siguri jo, pasi këtu jemi të gjithë njësoj. Është trajneri ai që vendos se kush do të luajë dhe kush jo. Fakti që kam ndërruar klub, nuk do të thotë asgjë. Unë vij këtu si një lojtar më shumë, jap 100% tim për të arritur qëllimet e mia dhe mbi të gjitha për të krijuar një grup sa më të mirë".

Dy ndeshjet - "Pikësëpari duhet të mendojmë për ndeshjen e parë, e cila është me Kazakistan­in që të bëjmë lojën tonë, të futemi në fushë me qëllim për të fituar dhe të zhvillojmë një lojë sa më të mirë. Pastaj çdo gjë e tregon fusha, nuk duhet të flasim ne nga jashtë fushës se çfarë pozicioni duhet të ketë Shqipëria. Ndeshjet e tregojnë se çfarë duhet të ndodhë më tej".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania