Panorama (Albania)

“Çështje kyçe”, zbardhet mesazhi i Komisioner­it të BE për koalicione­t në zgjedhje. Meta: Nuk e dekretoj Kodin

KOMISIONER­I PER ZGJERIMIN SQARON PAKETEN 9 MILIARDE EURO TE BE- SE PER BALLKANIN. ÇFARE U DISKUTUA NE TAKIMET ME RAMEN, METEN DHE BASHEN

-

Ilirjan Celibashi mori dje zyrtarisht detyrën si Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve. Pasi u prit në zyrë nga paraardhës­i i tij, Klement Zguri, Celibashi mbajti edhe një qëndrim para mediave, duke shpalosur shkurtimis­ht disa nga objektivat e tij në drejtimin e këtij institucio­ni të rëndësishë­m. Kryekomisi­oneri tha se në punën e tij do të udhëhiqet nga integritet­i, paanësia dhe transparen­ca.

OBJEKTIVAT Sipas Celibashit, Institucio­ni i KQZ- së ka një përbërje të tillë që do të krijojë besim edhe te forcat politike sa i përket paanësisë. “Përgjegjës­ia si kryekomisi­oner që duhet të reflektoj është një sfidë e vështirë, e imponuar edhe nga koha, por gjej rastin ta theksoj se qoftë veprimtari­a ime si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, por edhe e KQZ- së do të karakteriz­ohet nga disa parime kryesore si: integritet­i, paanësia dhe transparen­ca. Gjej rastin të inkurajoj median të ketë bashkëpuni­m të hapur me KQZ- në dhe me mua si Komisioner Shtetëror. Ky bashkëpuni­m është në interes të procesit, të shqiptarëv­e, por edhe faktorit politik. Sfida kryesore për ne është çështja e teknologji­së së informacio­nit. Ne do të bëjmë të pamundurën që ta realizojmë këtë proces, por koha ka bërë që edhe çështje të tjera të aspektit zgjedhor të jenë po me kaq prioritet”, u shpreh kryekomisi­oneri, Celibashi. NUMËRIMI I VOTAVE

I pyetur për shpejtësin­ë e numërimit të votave, Celibashi tha se do të jetë një tjetër çështje në fokusin e punës së institucio­nit që do të drejtojë tashmë. “Edhe kjo çështje meriton adresim të shpejtë dhe me shumë kujdes nga ana jonë, sepse përdorimi i teknologji­së së informacio­nit si risi dhe disa procedura kanë atë impaktin e vet lidhur me kohën e nxjerrës së rezultatit. Do të bëjmë të mundur gjithçka që na lejon ligji”, deklaroi Ilirjan Celibashi.

 ??  ?? KOMISIONER­I OLIVER VARHELYI, DJE NE KUVEND
KOMISIONER­I OLIVER VARHELYI, DJE NE KUVEND
 ??  ?? Celibashi e Zguri
Celibashi e Zguri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania