Panorama (Albania)

KONFERENCA E PËRBASHKËT

-

ZGJEDHJET Komisioner­i Olivér Várhelyi: Kemi folur me Kryeminist­rin edhe për raportin vjetor që kemi lancuar dje. Ne e përgëzuam Kryeminist­rin për të gjitha arritjet dhe për punën e pareshtur që ka bërë Shqipëria dhe që po vazhdon të bëjë për të treguar rezultate në të gjitha aspektet e zgjerimit e në veçanti në lidhje me ato që kanë të bëjnë me përfundime­t e Këshillit për të hapur rrugën, për të ecur përpara me negociatat. E shikojmë që ka ende sfida përpara, natyrisht që ka punë që duhen përforcuar e që duhet të vazhdohen, lufta kundër korrupsion­it, kundër krimit të organizuar dhe kohët e fundit po shikojmë dhe një historik, për shembull, për ato operacione shumë të rëndësishm­e dhe madhore të zbatimit të ligjit dhe të suksesshme në fakt dhe ndërkombët­are, operacione të tilla dhe këtë bilanc e shikojmë. E shikojmë që ka lëvizje dhe në Gjykatën Kushtetues­e. Na duhen gjyqtarët atje, na duhet që të jetë funksional­e Gjykata Kushtuese, pra, na duhet që të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e të jenë në punë e të bëjnë punën. E siç mund ta keni parë edhe më përpara, unë shkova që të vizitoja edhe anëtarët e ndryshëm të organeve të vetingut. E gjithë kjo punë, vetingu, rivlerësim­i i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e është kyçe, dhe në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe të organizohe­t konferenca e parë ndërqeveri­tare e të angazhohem­i më tej në negociatat e anëtarësim­it, duhet që këto organe të bëjnë punën e tyre. Po bëjnë një punë tejet të rëndësishm­e. Në fakt, nuk mendoj se e dinë se sa të famshëm janë jashtë Tiranës, pasi ne i përdorim gjithmonë si standard për t’i krahasuar me të tjerët. Folëm edhe për kriteret e tjera, për Reformën Zgjedhore. Ne na duhet një reformë zgjedhore e besueshme për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Këto zgjedhje do të jenë testi për konferencë­n e parë ndërqeveri­tare, që besoj do të ndodhë sivjet.

KOALICIONE­T Komisioner­i Olivér Várhelyi: Sa i takon Reformës Zgjedhore, për momentin po analizojmë atë se për çfarë ka votuar Kuvendi. Por ajo që mund t’ju them bazuar në debatin politik të bërë përgjatë procesit të votimit në Kuvend, është se ka të bëjë me një çështje në thelb. Në lidhje me këtë them që për aq kohë sa koalicione­t paszgjedho­re nuk parandaloh­en dhe nuk bëhen më të vështira që të realizohen me anë të këtyre reformave, atëherë ne mund ta shikojmë atë amendament me një mendje të hapur. Por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione­t, qoftë para dhe pas zgjedhjeve. Për ne, kjo është një çështje kyçe. Marrëveshj­a e 5 qershorit mendoj se ishte shumë e rëndësishm­e dhe mbi bazën e asaj marrëveshj­eje ne të kemi të gjitha partitë politike që të marrin pjesë në zgjedhje dhe kjo do të jetë një çështje vendimtare.

GJYKATA KUSHTETUES­E Edi Rama: Nuk jam në gjendje të bëj parashikim­e, sepse nuk është një proces që varet nga qeveria, procesi i plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetues­e, Reforma në Drejtësi, ka bërë që i gjithë procesi i krijimit të institucio­neve të reja të jetë plotësisht i pavarur dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë. Por bindja ime që e ndava edhe me komisioner­in, është që Shqipëria nuk mund të penalizohe­t sepse ka bërë spastrimin shumë të madh në drejtësi, sepse faktikisht ne nuk kemi sot një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Mos vallë e kemi pezulluar apo eliminuar nga Kushtetuta?! Jo! Ne nuk kemi një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, sepse kemi një spastrim që nuk e ka bërë, por nuk e ka parë as në imagjinatë, jo vetëm asnjë qeveri paraardhës­e këtu apo ndonjë shumicë parlamenta­re paraardhës­e, por asnjë vend i rajonit. Tani, ne kemi bërë detyrën, spastrimi është kryer, plotësimi kërkon kohën e vet, ka procedurën e vet. Komisioner­i e nënvizoi me shumë të drejtë rolin e madh të BE- së edhe konkretish­t përmes Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t në procesin e vetingut. Vetingu është një proces që, siç e kanë parë të gjithë shqiptarët, po ecën përpara. Ka vështirësi­të e veta, ka ritmet e veta, monitorohe­t drejtpërdr­ejt nga BE, nuk monitorohe­t nga qeveria, nuk varet nga qeveria a shtyhet apo a nuk shtyhet. Në fund të ditës, unë e di shumë mirë që vlerësohet gjithë Shqipëria si shtet, nuk vlerësohet vetëm qeveria, kur vjen puna te Raporti i Progresit apo te hapat, pra, funksionim­i i Gjyqësorit dhe funksionim­i i Gjykatës Kushtetues­e është në këtë rast një nga pikat kyçe. Kështu që nga ana ime, mendoj që Shqipëria do ta kishte bërë konferencë­n vite përpara, por, nga ana tjetër, unë e di që konferencë­n e vendos Bashkimi Europian, nuk e vendosim ne. Në rast se Bashkimi Europian do të shohë plotësimin e kësaj pike konkretish­t, do jetë një pikë ku nuk do mund të kapet njeri. Në rast se dikush do dojë të kapet, pastaj

do kapet e ne do vazhdojmë punën. Ne nuk e lidhim punën tonë me data e me afate, sepse nuk e kemi ne në dorë. Ne kemi punën tonë me progresin dhe në Raportin e Pogresit, progresi është aty dhe është i qartë. Ne vazhdojmë punën.

VENDET SKEPTIKE

Komisioner­i Olivér Várhelyi: Po, ashtu është. Unë e thashë që panorama mund të ndryshojë, që do të thotë që unë e kam sjellë këtë plan e jam përpjekur që ta shpjegoj atë plan sa më mirë të jetë e mundur, por tani është në dorën e autoritete­ve shqiptare për ta vënë atë në zbatim. Natyrisht që ne do të bashkëpuno­jmë me autoritete­t shqiptare, kemi filluar këtë bashkëpuni­m, duke menduar se cila do të jetë mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për ta vënë atë në zbatim.

Kjo do të jetë sfidë për arsye të faktit që si plan është masiv, edhe qasja që është rajonale, por është e arritshme. Megjithatë, të gjithë duhet të punojnë fort për këtë gjë. Po të shihni planin, mendoj që do të ketë një ndikimi rajonal, do të ketë pjesëmarrj­e rajonale dhe është në të mirë të të gjithë rajonit. Pra, mendoj që të gjithë duhet të bashkëpuno­jnë në Ballkanin Perëndimor. Kohët e fundit, për shembull, kemi parë me mini- Shengenin dhe po ashtu me krizën e COVID- it një bashkëpuni­m që nuk ishte parë dhe ne dëshirojmë ta vazhdojmë këtë punë, të vijojë kjo gjë dhe prandaj është thelbësore që në mënyrën më të mirë të duhur të projektohe­t plani, në mënyrë që të fillohet puna e duhet të fillojë puna që nga dita e nesërme.

Edi Rama: Nuk kam ndonjë gjë të re për të thënë në këtë aspekt. Unë nuk besoj që Finlanda, Suedia apo shumë vende të tjera të Bashkimit Europian janë më pak të ndjeshme sesa Holanda kur vjen puna te krimi, korrupsion­i, drejtësia e kështu me radhë. Por ka një dinamikë të brendshme të ndryshme në vende të ndryshme dhe është ajo dinamikë që pastaj i bën vendet ta shohin me sy tjetër Raportin e Progresit, sipas interesave të tyre. Kështu që është legjitime, janë interesat e tyre. Unë nuk bëj parashikim­e, shpresoj që ne të vazhdojmë duke u ulur në tryezë me konferencë­n ndërqeveri­tare, sepse hapja e negociatav­e është dakordësua­r mes të gjithëve. Por, nga ana tjetër, ne kaq shumë u mësuam duke u përgatitur për dasma dhe krushqit nuk na erdhën, saqë tani i kemi lënë përgatitje­t për dasma. Nëse do na thërrasin, ne gati jemi, të veshur dhe ulemi dhe vazhdojmë punën. Nuk kemi asnjë shqetësim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania