Panorama (Albania)

VENDIMI I QEVERISË

-

PROCEDURA QË DO TË NDIQET PËR REGJISTRIM­IN E TITUJVE TË PRONËSISË PËR TOKAT ME 7501, TË CILAT NUK E KANË TË PËRCAKTUAR SIPËRFAQEN Dokumentet për përcaktimi­n e sipërfaqes, që administro­hen gjatë regjistrim­it fillestar ose përmirësim­it, kanë të bëjnë me:

a) pronën që do të regjistroh­et; b) pronat kufitare dhe paraqitjen hartografi­ke të tyre; c) dokumente hartografi­ke ndihmëse/ orientuese sa më të hershme që mund të gjenden pranë arkivave të institucio­neve që kanë lëshuar titullin e pronësisë ose arkivave të tjerë shtetërorë, nëse ka të tilla; ç) aktin e verifikimi­t në terren, sipas modelit bashkëlidh­ur këtij vendimi; d) deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtje­n e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohe­t të regjistroh­et.

Në zonat me regjistrim fillestar të kryer, kërkesa e subjektit të interesuar apo përfaqësue­sit të tij për përcaktimi­n e sipërfaqes dhe kufijve duhet të shoqërohet nga:

a) titulli i pronësisë, në rastet kur pasuria e paluajtshm­e regjistroh­et për herë të parë, ose dokumenti i regjistrim­it, në rastet kur pasuria e paluajtshm­e figuron e regjistrua­r në regjistrat kadastralë; b) plan- vendosja, skica apo çdo dokument tjetër hartografi­k që shoqëron titullin e pronësisë; c) dokumente të tjera hartografi­ke ndihmëse/ orientuese, nëse ka të tilla; ç) dokumentac­ioni hartografi­k i pasurisë së paluajtshm­e – plan- rilevimi, që miratohet nga drejtoria vendore e ASHK- së; d) deklaratat noteriale të pronarëve kufitarë, që vërtetojnë përmbajtje­n e kërkesës për kufijtë e pasurisë që pretendohe­t të regjistroh­et.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania