Panorama (Albania)

Dy të vrarë për parcelat e drogës, zbardhet biseda e autorit me vëllanë: E qëllova me plumb në ballë

NEGOCIATAT QE ZBULUAN TRUPAT E VILSON ÇUTAJT DHE KLEMENT PEPAJT. SI NISI SHERRI ME DANIEL PEPAJN

- SENAD NIKSHIQI

Autori i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malësinë e Madhe ditën e shtunë dyshohet se pas ngjarjes është rrëfyer te vëllai i tij që jeton në Itali.

Sipas burimeve nga Policia e Shkodrës, mësohet se Danjel Pepaj, ka telefonuar vëllain e tij që ndodhet në Itali duke i treguar se çfarë ka ndodhur, duke i thënë se “njërin e kam qëlluar në ballë direkt ndërsa për tjetrin nuk e di nëse ka vdekur apo jo”. Vëllai i tij mësohet se i është përgjigjur duke i thënë “spostohu 30 metër dhe qëllo edhe veten se nuk ke çfarë bën më”. Pas kësaj bisede në telefon, Danjel Pepaj ka zbritur nga mali dhe dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka ndërruar rrobat. Më pas një person ka dyshime se e ka shoqëruar nga banesa deri në fshatin Zagorë. Aty Danjel Pepaj i ka kërkuar një tjetër personi që ta çojë me makinë drejt Kastratit në Malësinë e Madhe, duke paguar një shumë të madhe parash për këtë rrugëtim që nuk ishte i zakonshëm. Që nga ky moment është e paqartë se ku ndodhet Danjel Pepaj, i cili sipas burimeve nga policia mësohet se ka thënë se “jam penduar që nuk kam qëlluar edhe vëllanë e Vilsonit se për ata të dy nuk e kam problem”. Danjel Pepaj dyshohet se në ndonjë banesë gjatë rrugës, është mjekuar në rrugë popullore, pasi ka pasur dëmtime të konsiderue­shme nga goditjet dhe më pas ka përfunduar në Kastrat, ndërsa nuk dihet nëse është ende aty apo është fshehur në ndonjë vend tjetër. Po ashtu, dyshohet se ai mund të ketë kaluar kufirin duke shkuar në Malin e Zi. Kujtojmë që Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, nga data 3 tetor, u denoncuan të humbur bashkë me shtetasin Danjel Pepaj, i cili mendohet se është personi që mund t’i ketë qëlluar dhe më pas ka fshehur trupat dhe është larguar në drejtim të paditur. Sipas banorëve në fshatin Vrith ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, shtetasi Danjel Pepaj ditën e ngjarjes ka telefonuar një bashkëfsha­tar të zonës duke e pyetur nëse kishte armë, sepse i duhej, por ka marrë përgjigje negative nga bashkëfsha­tari. Danjel Pepaj, sipas burimeve dyshohet se është rrahur shumë keq nga shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në fshatin Bajzë. Fillimisht, Danjeli ka mohuar se është ai autori i vjedhjes së parcelave me kanabis, por pas torturave është detyruar që të thotë po. Nga Bajza janë nisur drejt Vrithit duke iu ngjitur malit, ndërsa atje ka marrë një armë të fshehur dhe dyshohet se i ka qëlluar të dy personat që e kanë rrahur më përpara. Burime nga fshati Vrith tre

Danjel Pepaj dyshohet se, në ndonjë banesë gjatë rrugës, është mjekuar në rrugë popullore, pasi ka pasur dëmtime të konsiderue­shme nga goditjet dhe më pas ka përfunduar në Kastrat, ndërsa nuk dihet nëse është ende aty apo është fshehur në ndonjë vend tjetër

gojnë se nuk është vjedhur vetëm parcela e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, por edhe dy parcela të tjera që kanë qenë aty afër. Mësohet se Danjel Pepaj ka pasur parcelën e tij me kanabis, ndërsa Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dyshohet se kanë pasur një parcelë veçmas.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? DANJEL PEPAJ, I DYSHUAR PER VRASJEN E DYFISHTE
DANJEL PEPAJ, I DYSHUAR PER VRASJEN E DYFISHTE
 ??  ?? Gjatë kërkimeve për gjetjen e dy të rinjve
Gjatë kërkimeve për gjetjen e dy të rinjve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania