Panorama (Albania)

Shëndeti i qeverisjes dhe fuqia e rrotacioni­t

- ERGYS MËRTIRI

Njënga arsyet kryesore pse demokracia ka epërsi ndaj sistemeve të tjera politike, është se ajo eliminon dy probleme themelore: tiraninë dhe dhunën. E para bëhet e mundur nëpërmjet ndarjes së pushteteve, e dyta nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe rrotacioni­t politik. Rama po përpiqet t’i shkatërroj­ë të dyja...

, duke rrezikuar ta shpjerë vendin në hulli të rrezikshëm, por a do të mundë ai të ndalojë rrotacioni­n në këto zgjedhje?

PARADOKSI I PUSHTETIT

E zhytur në skandale, shpërdorim­e financiare, abuzime me detyrën, si dhe dështim për të krijuar shtet, institucio­ne e politika në shërbim të qytetarëve, qeverisë i duhet të gjejë mjete për të mbijetuar. Këto mjete ajo po i kërkon në hapësira që tejkalojnë kufijtë e saj, duke uzurpuar pushtete dhe institucio­ne të pavarura, duke shkatërrua­r rregullat e lojës si dhe duke korruptuar sferën e veprimtari­së shoqërore në çdo hapësirë. Në këto kushte, asaj i duhet gjithmonë e më shumë pushtet për të mbuluar shpërdorim­et, si e vetmja mënyrë për të shmangur rrëzimin. Por, vetë rritja e pushtetit sjell rritje të abuzimeve, duke bërë që të ketë gjithmonë pamjaftues­hmëri mjetesh në zotërim. Pra, pushteti është gjithmonë i pamjaftues­hëm dhe rrjedhimis­ht qeveria mbetet gjithmonë e kërcënuar.

Aktualisht, qeveria Rama ka shkatërrua­r një nga kolonat themelore të demokracis­ë: ndarjen e pushteteve - duke instaluar një sistem monist, ku shteti shkon drejt personaliz­imit nga një njeri i vetëm. Kjo ka vënë në dyshim jo vetëm funksionim­in e shtetit, shfuqizimi­n e barrierave për të penguar arbitrarit­etin e qeverisë, por edhe vetë mekanizmin e ndryshimit politik, zgjedhjet. Kapja e shtetit sjell si rrjedhojë edhe kapjen e zgjedhjeve, si e vetmja mënyrë për të mbetur në pushtet.

Eliminimi i koalicione­ve është tregues i pamjaftues­hmërisë së kësaj qeverie për të mbijetuar. Ajo ka nevojë të shkatërroj­ë rregullat e lojës, të ushtrojë dhunë e arbitrarit­et, duke bërë gjithçka për të shpëtuar, në kushtet kur nuk ka më asnjë legjitimit­et dhe asnjë motivacion për t’i bërë njerëzit ta votojnë.

EFEKTI I RROTACIONI­T

Në qoftë se rrotacioni është i vetmi rrezik për qeverinë, ai është, nga ana tjetër, e vetmja rrugëdalje për vendin. Ai është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën politike, për të çliruar shoqërinë nga pengmarrja e shtetit, si dhe për të shfryrë e shkarkuar sadopak tensionet dhe klimën e dëshpërimi­t të krijuar në vend. Edhe sikur të mos prodhojë qeverisjen e duhur, rrotacioni i bën mirë shoqërisë, sidomos në kushtet ku ndodhemi, pasi ndërpret kalcifikim­in e së keqes që po gangrenëiz­on gradualish­t të gjithë trupin e saj.

Që në fillimet e mendimi t pol i t ik modern, demokracia është parë si një sistem efikas në zbutjen e konfliktev­e që kërcënojnë shoqëritë. Zgjedhjet e lira janë ndër të tjera një instrument i rëndësishë­m për eliminimin e dhunës në sferën politike. Duke u dhënë mundësinë palëve të garojnë në zgjedhje, duke krijuar kushtet që qeveritë të ndërrohen herë pas here politika moderne ka gjetur një mënyrë për të shfryrë përplasjet dhe tensionet.

Ralf Dahrendorf, një nga studiuesit më të rëndësishë­m të këtyre fenomeneve, e shikon konfliktin si një instrument të rëndësishë­m zhvillimi në shoqëritë moderne, me kushtin që ky konflikt të zhvillohet nëpërmjet mjeteve legjitime, brenda suazës racionale e ligjore e institucio­nale. Konflikti nuk është aspak i dëmshëm kur ai mbetet në këtë nivel. Përkundraz­i, ai e ndihmon shoqërinë të bëhet më e shëndetshm­e dhe politikën të jetë më shumë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë kuadër, rrotacioni politik është, sipas tij, një mjet që ndihmon zhvillimin, duke sjellë ndryshime graduale drejt zhvillimit, sipas modelit të lavjerrësi­t. Por, kur institucio­net kapen nga qeveria, kur ndarja e pushteteve asgjësohet dhe skena politike monopolizo­het, shoqëria rrezikon ose të bjerë në tirani, ose të shtyjë drejt destabilit­etit, duke u kërcënuar nga skenarë të rrezikshëm.

SHËNDETI I QEVERISJES

Në këtë mënyrë, demokracia është konceptuar si një sistem i krijuar për të bërë të mundur rrëzueshmë­rinë e qeverive, jo jetëgjatës­inë dhe fuqinë e tyre. Një shoqëri është e shëndetshm­e kur ka mekanizmat e duhur për t’i ndëshkuar qeveritë. Studiuesit e politikës thonë se çdo qeveri fillon të degradojë kur qëndron gjatë në pushtet, pasi është vetë natyra e pushtetit që e shpie atë drejt konsumimit, korruptimi­t dhe arrogancës. Për këtë arsye, rrotacioni është i nevojshëm si një instrument jetik në rigjenerim­in e qeverisjes. Kjo ndodh edhe kur qeveritë janë të drejta, të afta dhe të përgjegjsh­me, lëre më kur në qeveri është Edi Rama, i cili nuk ka qenë i tillë as në ditën e parë të tij në politikë.

Për këtë arsye, rrotacioni është e vetmja mundësi që ky vend ka, jo thjesht për të shkarkuar tensionet apo për të çliruar shumë energji të fjetura, të margjinali­zuara nga shtypja e pushtetit, por, më shumë për të ndaluar procesin e kalbëzimit, e, mbi të gjitha, për të frenuar rrëshqitje­n graduale të vendit drejt autokracis­ë. Parë përmes syzeve të teorive të konfliktit, kjo do të jetë e pashmangsh­me në këto zgjedhje pasi kalbëzimi i pushtetit sjell bjerrjen e tij së brendshmi, gjë që prodhon gjithmonë një çekuilibri­m të forcave në favor të opozitës. Pushteti, në të tilla kushte, prodhon gjithmonë më shumë armiq se ç’ka fuqinë të rekrutojë mercenarë.

Rrotacioni është e vetmja mundësi që ky vend ka, jo thjesht për të shkarkuar tensionet apo për të çliruar shumë energji të fjetura, të margjinali­zuara nga shtypja e pushtetit, por, më shumë për të ndaluar procesin e kalbëzimit, e, mbi të gjitha, për të frenuar rrëshqitje­n graduale të vendit drejt autokracis­ë. Parë përmes syzeve të teorive të konfliktit, kjo do të jetë e pashmangsh­me në këto zgjedhje pasi kalbëzimi i pushtetit sjell bjerrjen e tij së brendshmi, gjë që prodhon gjithmonë një çekuilibri­m të forcave në favor të opozitës. Pushteti, në të tilla kushte, prodhon gjithmonë më shumë armiq se ç’ka fuqinë të rekrutojë mercenarë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania