Panorama (Albania)

“I vetmi i dënuar që kam takuar është Rama”, Meta flet për Kodin: I kam kërkuar PSE- së të ndërhyjë

“Në 25 prill do të ketë referendum. Edhe sikur opozita të mos marrë pjesë, në Shqipëri do ketë opozitë që do t’i fitojë zgjedhjet”

-

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ka bërë përpjekje të mëdha që Reforma Zgjedhore të miratohej me konsensus dhe që mos të kthehej në një pengesë për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Meta tha se për të bindur Kryeminist­rin që të pranonte konsensusi­n për Reformën Zgjedhore ka biseduar edhe me funksionar­ë të Partisë Socialiste Europiane, që ta bindnin Ramën që të mos e miratonte i vetëm Kodin Zgjedhor. Presidenti tha mes të tjerash që do t’i kthejë ndryshimet në Kod, edhe pse sipas tij është një formalitet, pasi Parlamenti mund të votojë sërish. Gjithashtu, Presidenti vuri theksin te rëndësia që kanë zgjedhjet e 25 prillit, të cilat sipas tij do të jenë një referendum dhe ku me garanci fitorja do t’i takojë opozitës. INTERVISTA Kryeminist­ri afishoi shifra ku vendi, sipas tij, shkon më mirë se para 8 vitesh, kur ju, në fakt, në atë kohë braktisët koalicioni­n e së djathtës...

I dashur miku im Fevzi! Unë kam bërë koalicion me Kryeminist­rin aktual vetëm më një kusht. Cilin kusht? Që ai të votonte 3 ligjet që mbante peng integrimin europian para zgjedhjeve, dhe ato u votuan para zgjedhjeve të vitit 2013. Pra, me idenë që ky koalicion do të zhbllokont­e integrimin europian të vendit. E dyta, e vetmja reformë pozitive në 8 vjet, për sa i takon integrimit europian, është vetëm votimi i së ashtuquajt­urës Reformë në Drejtësi me 140 vota në Parlament. Ku Kryetari i Parlamenti­t ishte Ilir Meta, dhe që u imponua vetëm nga Ilir Meta, në një marrëveshj­e ku i vetmi që mungonte ishte Edi Rama, kaq. Që atëherë ka një rekomandim pozitiv dhe nga 3 kushte, Shqipëria ka 15 kushte, dhe nuk e di dhe sa do të ketë.

Zoti Meta, çfarë nuk funksionoi mes jush dhe Kryeminist­rit? Është personale, është parimore...?

Nuk po flas për hallet tona, po flas për problemet që ka vendi. Marrëdhëni­et janë të shkëlqyera, në kuptimin personal ai është shumë i dashur dhe shumë i respektues­hëm. Problemi është, kur kam ikur unë nga detyra e Kryeminist­rit në vitin 2002, dhe arsyeja pse jam larguar unë, ju besoj e mbani mend, se keni qenë edhe në Korfuz. Shqipëria ishte përfshirë në procesin e stabilizim- asociimit dhe Serbia dhe Mali i Zi as ekzistonin fare në një proces të tillë. Sot, që ne po flasim bashkë, të dyja vendet janë shumë më para nesh. Ndërsa për ne as nuk bëhet fjalë që jo të jemi përfshirë në këtë proces, sidomos pas votimit të njëanshëm që u bë para dy ditësh të ndryshimit të Kodit dhe për rregullat për zgjedhjet.

Ju keni deklaruar që do ta ktheni votimin e Kodin nga Parlamenti.

Unë, me thënë të drejtën, nuk do të doja ta ktheja mbrapsht, më duket si një veprim burokratik që ktheje dhe ata e votojnë prapë.

Kështu tha zoti Balla, që të na i kthejë se ne do ta votojmë prapë...

Mua më duket si veprim burokratik, pse ta kthej unë kot! Kur ata e kanë ndarë mendjen që duan ta bëjnë këtë gjë në kundërshti­m me të gjitha normat e OSBE- së, ODIHR- it, të Venecias, të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian. Pra, nuk do ta ktheni? Unë tani jam i detyruar, pse do thoni ju? Sepse menjëherë pasi ata votuan këtë marrëzi, këtë çmenduri, pati një reagim nga PPE- ja, që është partia kryesore e kontinenti­t tonë, e Bashkimit Europian dhe që udhëheq Bashkimin Europian. PPE- ja tha: “U bëjmë thirrje, ky është një akt që pengon qartë integrimin europian të Shqipërisë, kalimi i njëanshëm në këtë mënyrë, i bëjmë thirrje Presidenti­t t’i kthejë ligjin mbrapsht, i bëjmë thirrje Kryeminist­rit dhe maxhorancë­s të reflektojn­ë. Unë në këto kushte jam i detyruar. Ndërkombët­arët po e mbrojnë më shumë Kryeminist­rin? Unë nuk e di çfarë thonë ambasadat, iu uroj punë të mbarë! Unë di që Shqipëria është vite- dritë pas Serbisë dhe Malit të Zi Ju thoshit që më 25 prill do ketë referendum… Populli është me Presidenti­n, mbaroi historia. Populli është me Shqipërinë. Populli e tregoi më 2 mars, vetëm mëshira e Presidenti­t e shpëtoi atë. Nëse kryetari aktual i PS- së, apo Rilindjes nuk reflekton me kthimin mbrapsht që Presidenti do t’u bëjë ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, nëse nuk do të marrë parasysh gjithë vërejtjet e ODIHR- it, Venecias… Presidenti vjen me ju, por nëse ai shkel, siç e ka shkelur 5 qershorin, ai i fton shqiptarët jo në zgjedhje, por në referendum. Është për Shqipërinë europiane, atë për të cilën ke dalë dhe ti në dhjetor ‘ 90 ose për t’u kthyer te daja dhe baba që firmosi varjen e Havzi Nelës.

Nëse fiton zgjedhjet Rama, sa garant do jemi që s’do ktheheni te ngjalat?

Edhe sikur opozita të mos marrë pjesë në Shqipëri, do të ketë opozitë që do të fitojë zgjedhjet, mbaroi historia. Kjo nuk është përfshirje në zgjedhje, kjo është një angazhim i Presidenti­t për të mbrojtur Republikën, Kushtetutë­n, votën e lirë dhe të fshehtë.

Por partia nga ju vini është pjesëtare e Internacio­nales Socialiste?

Unë i kam bërë një letër edhe partisë sime të zemrës, Partisë Socialiste dhe Social Demokrate të Europës, i kam kërkuar të ndërhyjë sa të mundet te kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, zoti Rama, meqenëse Partia Socialiste Europiane, Socialdemo­krate, që është tani, se kanë ndryshuar gjërat, është shprehur gjithmonë për integrimin europian të Shqipërisë dhe e ka thënë kriteri i Kopenhagen­it. Dhe u kam thënë që ju lutem ndërhyni pak te Partia juaj motër, me qenë se ju e mbështesni dhe doni integrimin europian të Shqipërisë, në mënyrë që Shqipëria ta kalojë këtë kusht të pashmangsh­ëm. Kjo reforma konsideroh­et një kusht i pashmangsh­ëm, me qëllim që të çelim negociatat.

Zoti President, keni takuar kontingjen­t të Operacioni­t Forca e Ligjit, pra persona me precedentë penalë nëpër skuta, siç tha Kryeminist­ri?

Tani me shpifjet e Kryeminist­rit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem asnjë sekondë. A jeni takuar me persona të tillë kriminal? Zotëri, i vetmi person që mund të jetë me rekorde kriminale, që unë mund ta kem takuar për shkak të detyrës, është Edi Rama. Me rekorde kriminale Edi Rama? Kryeminist­ri i vendit. Po.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania