Panorama (Albania)

Qeveria kthen paratë e gjobave gjatë karantinës

Qeveria vendos rikthimin deri më 15 nëntor e gjobave të paguara, lejeve dhe makinave të bllokuara “të të pabindurve” të pandemisë.

-

Të gjitha masat drastike gjatë periudhës së pandemisë që kulmuan me nxjerrjen e tankeve në rrugë sot duken krejt të pakuptimta.

Madje, edhe vetë qeveria ka kthyer mbrapsht fjalën e saj, duke amnistuar të gjitha gjobat e vendosura në shtatë muaj, përfshi dhe kohën e karantinës. Të mërkurën është zyrtarizua­r akti normativ me propozimin e tre ministrave, atij të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministres së Financave, Anila Denaj, dhe të Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, për të amnistuar penalitete­t që janë marrë në kuadër të masave kundër përhapjes së virusit. Kështu, “të pabindurve” të ndëshkuar nga autoritete­t qendrore dhe vendore do t’iu kthehen paratë, patentat dhe makinat. AMNISTIA E COVID Bashkë me faljen e ndëshkimit të atyre që thyen rregullat gjatë kohës kur qeveria përpiqej të kufizonte përhapjen e covid përfitojnë edhe familjet që u gjobitën pas riparimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, pa marrë më parë leje nga bashkia. “Falen të gjitha masat administra­tive me karakter ndëshkues të vendosura nga autoritete­t shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore dhe të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalim­in luftimin e infeksioni­t të shkaktuar nga COVID- 19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020. Falen të gjitha masat administra­tive të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeveri­sjes vendore ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësit­ë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuar­a gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/ rindërtimi­n e banesave individual­e”. SI DO KTHEHEN PARATË

Individët që kanë paguar gjobat do të kenë paratë në llogaritë e tyre deri në mes të muajit nëntor. Projektlig­ji parashikon deri në fund të këtij muaji krijimin e një databaze me të ndëshkuari­t e masave të COVID, ndërsa si datë limit cakton 15 nëntorin. “Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administra­tive me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucio­nit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucio­nit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues. Të gjitha institucio­net shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoriteti­n e vendosjes së masës administra­tive me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administra­tive me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020. Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucio­nit shtetëror që ka vendosur masën administra­tive me gjobë të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020", citohet në projektlig­j procedura e kthimit të parave, e cila do të detajohet përmes një udhëzimi të posaçëm nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Kjo vlen për gjobat e vendosura nga autoritete­t qendrore. Ndërsa sa u takon atyre të pushtetit vendor ( bashkive), procedura pritet të miratohet përmes vendimmarr­jes që do të kalojë në këshillin bashkiak. KTHIMI I PATENTAVE

E MAKINAVE Njëjtë si me paratë e vjela përmes gjobës, do të veprohet edhe me lejet e drejtimit apo makinat e sekuestrua­ra gjatë periudhës së pandemisë. 15 nëntori është afati limit për dorëzimin e tyre. “Të gjitha masat administra­tive me karakter ndëshkues ( përjashtua­r ato të parashikua­ra në nenin 2) të këtij akti normativ, si lejet/ licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues. Ngarkohen titullarët e secilit prej institucio­neve shtetërore dhe njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, që kanë vendosur masa administra­tive sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimi­n e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur”, thuhet në projektlig­j. Kjo është falja e dytë që qeveria ndërmerr për masat administra­tive të vendosura përgjatë periudhës së masave shtrëngues­e, ndaj praktikish­t mund të thuhet se asnjë individ apo biznes nuk ka marrë masë ndëshkuese si shkelje të masave shtrëngues­e.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit të Qeverisë
Faksimile e projektlig­jit të Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania