Panorama (Albania)

Një gotë alkool në ditë mbron zemrën: mit apo realitet?

-

Përpos çdo mbrëmjeje, për më tepër në fundjavë, në rrugët e Bllokut, të plazmuara nga një lloj i caktuar e gati uniform i muzikës ritmike, të pakalueshm­e nga të rinj e nga makina të shtrenjta, në gjysmerrës­irë përtej xhamave të lokaleve të pafund në numër, profilohen...

silueta elegante të rinjsh të mbuluara nga një vel tymi cigaresh e të fokusuara në gotat e alkoolit, verës, tekilës. Në orët e para të mëngjesit gëlojnë taksitë që përcjellin disa nga viktimat e kësaj maratone që me këmbët e veta apo të mbajtur përkrahu nga dikush, drejtohen për në shtëpitë e tyre për të kompensuar gjumin e munguar, deri në orët e pasdites. Përse kaq shumë të rinj kanë nevojë të pinë dhe shpesh edhe të dehen? Për t’u “argëtuar”, për “modë”, për t’u bërë “tapë” apo sepse nën efektin e alkoolit është më e lehtë të bësh miq e sidomos “të lyesh e qetësosh me melhem” dhimbjet e dashurisë bashkëshoq­ëruese të moshave të reja. Ky nuk përben aspak

news nëse është e vërtetë se “Biri i Zeusit dhe Semelës i dha verë njeriut për të harruar vuajtjen dhe dhimbjen”.

RREZIQET E ALKOOLIT

Alkooli ka shoqëruar gjithmonë historinë e njeriut. Kudo dhe kurdo, në çdo cep të botës, pa dallim në mes të veriut dhe jugut, lindjes apo perëndimit. “Perëndia bëri

ujin”, ndërsa “Njeriu bëri verën”, shkruan Victor Hugo në një nga kryeveprat e tij, La Fete chez Therese. Në të kundërt, nuk ka asnjë tekst të lashtë, nga Greqia në Palestinë, e deri në Kinë, të cilët nuk kanë folur për alkoolin dhe sidomos dëmet e tij. Në të gjitha fetë ka referenca për të hequr dorë nga alkooli, për të pakësuar konsumin e tij apo së paku për të mos e pirë në kohë të caktuara të vitit.

Ai është si çdo drogë tjetër, ndoshta edhe më keq, sepse vret më shumë se heroina, kokaina dhe hashashi. Ka një lidhje të ngushtë, sipas studiuesve, mes alkoolit, përdorimit të drogës dhe krimit. Alkooli vret çdo vit 3.3 milionë njerëz në mbarë botën, pra, është përgjegjës i 5.9% të vdekjeve globale dhe shkaktar i 17.1% të aksidentev­e rrugore. Në shifra, dëmet e alkoolit janë të krahasuesh­me me ato të duhanit dhe, më shumë se SIDA, tuberkuloz­i apo sëmundjet kancerogje­ne. Në një studim të bërë në Angli nga Instituti i Shëndetit, rezultoi se rreth 40% e adoleshent­ëve pinë çdo fundjavë së paku 80 gramë alkool ( 5 gota verë ose 8 birra të vogla, apo 2.3 gota të vogla alkooli të fortë), duke profiluar kështu kontingjen­tin që kur të rriten të kenë predispozi­të për t’u bërë pijanecë të rregullt. Ndërsa te të rriturit që kanë filluar të pinë që në moshën 20 vjeç, vdekjet nga ciroza e mëlçisë janë 8 herë më shumë në raport me ata që nuk pinë.

PËRSE DHE SI “VRASIN” PIJET?

Çfarë ndodh në trurin dhe mëlçinë e atij

që pi? Alkooli vepron në nivel të substancav­e që rregullojn­ë transmetim­in ndërqelizo­r të impulseve nervore, të tilla si dopamina, katekolami­nat dhe serotonina. Është pikërisht çlirimi i dopaminës që nxit euforinë dhe dëshirën për të folur, lehtëson marrëdhëni­et me njerëzit e tjerë, të bën të ndihesh më i lirë dhe më i plotfuqish­ëm. Por, kur sasia e marrë e alkoolit rritet shumë, pasohet nga një efekt frenues i trurit, bie tensioni i gjakut, humbet mundësia për të kontrollua­r temperatur­ën e trupit, fillon

vështirësi­a në frymëmarrj­e dhe së fundi vjen koma. Në këtë moment, vdekja është shumë pranë.

Përpos trurit, edhe mëlçia vuan shumë nga përdorimi i alkoolit. Edhe marrjet e vogla të alkoolit, por të përditshme, çojnë në depozitim të yndyrave në mëlçi ( steatozë e quajnë mjekët). Ky depozitim shkakton një formë të inflamacio­nit ( hepatit e quajnë mjekët) që jo rrallë mund të transformo­het në cirozë dhe kancer të mëlçisë. Më shumë se 40- 80 gramë alkool në ditë për burrat dhe 20- 40 për gratë, brenda 10- 12 viteve, me siguri do të çojnë në sëmundje të mëlçisë.

Studimet e fundit kanë konfirmuar edhe një lidhje të drejtpërdr­ejtë midis rritjes së konsumit të alkoolit dhe rritjes së rrezikut për hemorragji cerebrale, sëmundje të zemrës, krizave fatale të tensionit të lartë, çarjes së aortës dhe të kancerit.

NJË GOTË ALKOOL NË DITË: MIT APO REALITET?

Atë natë magjike, në verën e vitit 1991, nga një bar në Lyon, me një gotë verë në dorë, i frymëzuar nga Paradoksi Francez, observimi epidemiolo­gjik, sipas të cilit francezët, megjithëse konsumojnë më shumë vaj, gjalpë dhe yndyrë shtazore se vendet e tjera të Europës Perëndimor­e, vuajnë më pak nga sëmundjet e zemrës, frankofili Safer do të insistonte se enigma ( paradoksi) franceze shpjegohej vetëm nga kjo gotë verë e kuqe, e cila, nëpërmjet molekulave me veti antioksidu­ese, polifenet që ajo përmban, ka efekte mbrojtëse në shëndetin tonë dhe sidomos në zemër.

Iu deshën vetëm 60 minuta historike që i ndjeri Morley Safer të bindë amerikanët dhe të çimentojë në vetëdijen e tyre efektet mbrojtëse të verës së kuqe në zemër, reflektuar në faktin që vetëm në 5 vjet konsumi i verës së kuqe në Amerikë të dyfishohej. Për më tepër konsumator­i amerikan do të insistonte të pinte të njëjtën verë që pinin francezët. Më pas, në korrik 1992, Safer, i pompuar si një star Hollivudi, do ta shkelte akoma më fort gazin: “Provat e efekteve pozitive të dozave të vogla ( moderuara) të alkoolit në shëndetin e njerëzve janë evidente dhe në rritje”, duke çimentuar në psikikën amerikane justifikim­in në dukje të padurueshë­m për të pirë rregullish­t nga një gotë vere franceze. Pavarësish­t nga popullarit­eti i teorisë, Shoqata Amerikane e Zemrës thekson, në faqen e saj zyrtare, se nuk ka asnjë lidhje statistiko­re të përdorimit të verës me vdekshmëri­në nga sëmundjet e zemrës, duke thyer shkencëris­ht mitin popullor që konsumi i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën. Ata insistojnë se shumë nga antioksida­ntët e përfshirë në verë, janë të pranishëm edhe në fruta apo dhe perime të tjera, ku spikat brokoli.

“Kë do të zgjidhnit si antioksida­nt midis brokolit dhe verës Bordeaux?”, e pyetën themeluesi­n e institutit shkencor “Mario Negri” në Bergamo, Silvio Garattini. “Pa dyshim, bokolin”, do të përgjigjej ai. Po nëse do të ishte gjallë Safer Morley? – “A votre santé”, do të thoshte ai, duke ngritur një gotë vere.

Ata pinë “për t’u argëtuar”, “për t’u dehur”. Sigurisht, kanë të drejtë, pasi “vera

kënaq zemrën e njeriut” (“Psalmet 103”, 15), por ata duhet të mësojnë ta gëzojnë atë në mënyrë të sigurt.

Iu deshën vetëm 60 minuta historike që i ndjeri Morley Safer të bindë amerikanët dhe të çimentojë në vetëdijen e tyre efektet mbrojtëse të verës së kuqe në zemër, reflektuar në faktin që vetëm në 5 vjet konsumi i verës së kuqe në Amerikë të dyfishohej

 ??  ?? PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I
PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania