Panorama (Albania)

“Revoltë” edhe te burgu i grave, dhunohet gardiania

Dy tentativa vetëvrasje­je në mensën e Burgut 325, të përshtatur si spital për 25 femra që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor

-

Pas revoltave të të dënuarve në disa prej burgjeve të vendit, një tjetër lloj "revolte" ka ndodhur gjatë natës duke gdhirë dita e djeshmja në burgun e grave tek "Ali Demi", i njohur si Burgu 325.

Disa gra të dënuara, të cilat vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, kanë sulmuar një gardiane, e cila ka qenë në shërbim vetë e dytë, në një ambient që, në fakt, momentalis­ht nuk ka asnjë kusht sigurie. Burime konfidenci­ale nga Drejtoria e Burgjeve konfirmuan incidentin, madje shpjeguan se gardiania e dëmtuar është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë, në rast se nuk do ndërhynin të dënuarat e tjera, pasi askush tjetër nuk ndodhej aty për t'i ardhur në ndihmë së dëmtuarës dhe koleges së saj. Prej disa javësh, në Burgun 325 janë transferua­r 25 të dënuara që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Ato kanë qenë të shtruara në ambientet e Spitalit të Burgut, ku merrnin kujdes të veçantë shëndetëso­r dhe me kushte të rrepta sigurie. Por duke qenë se prej disa kohësh Spitali i Burgut, që ndodhet brenda QSUT, është kthyer në spital Covid për të dënuarit që mund të infektohen me koronaviru­s, është kërkuar boshatisja e tij. Megjithatë, duket se edhe kjo taktikë nuk është shfrytëzua­r për ndonjë qëllim, pasi disa të dënuar që janë infektuar me Covid, në fakt, kanë marrë trajtim të Spitali Infektiv. Fillimisht, transferim­i i grave të dënuara, të cilat njëkohësis­ht janë të sëmura dhe kanë nevojë për trajtim të veçantë, është kundërshtu­ar nga drejtoresh­a e Burgut 325. Megjithatë, fjala e saj duket se nuk është dëgjuar dhe që nga momenti i transferim­it ka pasur disa incidente.

TRANSFERIM­I

Një mensë brenda ambienteve të burgut të grave në zonën e "Ali Demit" është përshtatur si "spital" për 25 gra të dënuara, që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe që janë transferua­r aty nga Spitali i Burgut. Burimet shpjegojnë se ky ambient nuk ka as kushtet minimale të sigurisë, gjë që ka bërë të ndodhin disa incidente që nga momenti kur ka ndodhur transferim­i. Situata me të dënuarat e sëmura që tashmë ndodhen në mensën e burgut të grave sa vjen dhe përkeqësoh­et. Mbrëmjen e së mërkurë ka pasur një situatë të tensionuar. Tri gra të dënuara kanë sulmuar një punonjëse Policie, duke i shkaktuar disa hematoma dhe për rrjedhojë ka qenë në urgjence. Ndërsa disa ditë më parë, një tjetër e dënuar, po ashtu me probleme të shëndetit mendor, ka tentuar të vrasë veten. Duke qenë se ambienti ku ato janë vendosur nuk ka asnjë kusht sigurie, madje edhe dritaret janë me xhama, pa asnjë lloj mbrojtjeje tjetër, njëra prej tyre ka thyer xhamin dhe ka nisur të godasë veten në bark disa herë. Ajo është shpëtuar në momentin e fundit nga punonjëset e Policisë. Ndërsa para saj, edhe një tjetër e dënuar ka tentuar vetëvrasje­n, duke goditur veten në bark me pirunin plastik që përdorin për ushqim.

 ??  ??
 ??  ?? Burgu i grave
Burgu i grave
 ??  ?? Burgu “325” në zonën e “Ali Demit”
Burgu “325” në zonën e “Ali Demit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania