Panorama (Albania)

Ngociatat, Soreca: Duhen dënime të zyrtarëve të lartë

“Korrupsion­i mbetet i përhapur në Shqipëri, shqetësim serioz”

-

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, shefi i delegacion­it të BE- së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka dhënë mesazhe të forta për ecurinë e procesit te negociatav­e. Diplomati europian bëri thirrje për më shumë vendosmëri në luftën ndaj korrupsion­it dhe se duhet që organet e reja të gjyqësorit sa më parë të vënë para drejtësisë zyrtarë të lartë të implikuar në raste korrupsion­i, por edhe vepra të tjera kriminale.

SISTEMI I DREJTËSISË Sipas ambasadori­t Soreca, sistemi shqiptar i drejtësisë ka treguar përmirësim­e, por duhet shumë punë dhe bërja funksional­e e Gjykatës Kushtetues­e brenda këtij viti është një kusht i palëvizshë­m. “Sistemi gjyqësor i Shqipërisë është fusha ku kemi parë më shumë progres gjatë vitit të kaluar, me zbatimin e reformës në drejtësi që vazhdon pa u ndalur. Këshilli i Lartë Gjyqësor përfundoi zgjedhjen e tre kandidatëv­e për Gjykatën e Lartë. Rezultati përfundimt­ar është që njëra nga dhomat e Gjykatës të funksionoj­ë ( kusht për Konferencë­n e parë Ndërqeveri­tare). Kjo siguron bazën që Gjykata Kushtetues­e të rifitojë funksional­itetin. Në dhjetor 2019, Gjykata kishte një gjyqtar në detyrë, tani ka katër anëtarë. Megjithatë, emërimi i gjyqtarëve shtesë mbetet thelbësor për të pasur një Gjykatë Kushtetues­e plotësisht funksional­e. Prokurori i ri i Përgjithsh­ëm u emërua për herë të parë bazuar në procedurat e vendosura nga reforma e fundit në drejtësi. Për luftën kundër korrupsion­it, komisioni vlerëson se Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitje­je. Megjithatë, korrupsion­i mbetet i përhapur në Shqipëri dhe është një shqetësim serioz. Ai kërkon përpjekje të mëtejshme, të strukturua­ra dhe të qëndrueshm­e. Dënimet përfundimt­are në rastet ku përfshihen zyrtarë të nivelit të lartë mbeten shumë të ulëta. Për këtë, kemi shumë shpresa që SPAK do ta forcojë ndjeshëm kapaciteti­n për ta hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsion­in”, tha Soreca.

NIVELI I KORRUPSION­IT Ndërsa për çështjen e korrupsion­it, diplomati italian u tregua shumë i qartë, teksa theksoi se duhen dënime dhe shembuj konkretë të kësaj lufte nga Shqipëria. “Për luftën kundër krimit të organizuar: Shqipëria gjithashtu ka njëfarë niveli përgatitje­je. Sidoqoftë, vendi ka nevojë për rritje të ndjekjeve penale dhe dënime përfundimt­are, si dhe për trajtimin e çështjes së pastrimit të parave dhe konfiskimi­n e pasurive që burojnë nga krimet. Komisioni ka vlerësuar se Shqipëria i ka vazhduar përpjekjet e saj për reforma, të cilat duhet të vazhdojnë edhe në një periudhë parazgjedh­ore. Shqipëria tani është pranë përmbushje­s së të gjitha kushteve që duhen plotësuar para Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare. Shpresojmë që Konferenca e parë Ndërqeveri­tare të mund të thirret sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi ambasadori i BE- së.

 ??  ?? Ambasadori i BE, Luigi Soreca
Ambasadori i BE, Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania