Panorama (Albania)

Bushati: Të rikthejmë besimin mes vendeve anëtare

“Është e vështirë të kërkosh një vizion të përbashkët të 57 shteteve”

- Ditmir Bushati

euro është granti që BEja jep për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një program investimes­h në infrastruk­turën turistike dhe trashëgimi­në euro është ndihma e Bashkimit Europian si për mbështetje ndaj Shqipërisë me pajisje mjekësore për të mbështetur reagimin e qeverisë në sektorin social, dhe për të mbështetur rimëkëmbje­n ekonomike për shkak të COVID

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ishte si i Ngarkuar Special i Kryesisë Shqiptare të OSBE- së në Bratislavë, në punimet e forumit Globsec, ku personalit­ete nga e gjithë bota diskutojnë kryesisht mbi sfidat e sigurisë. Në panelin e diskutimit “De- fragmentim­i i botës- parashikim­i i një të ardhmeje më bashkëpunu­ese”, bashkë me Bushatin ishin ministri i Jashtëm i Kazakistan­it Mukhtar Tleuberdi, sekretari i shtetit Slovak, Martin Klus dhe gjenerali John Allen, president i Brookings Institutio­n. “OSBE është një platformë për dialog, një organizatë e mbështetur te konsensusi që bën së bashku shtete nga Amerika Veriore, Azia Qëndrore dhe Europa. Mbetet akoma e vetmja platformë ku këto tri kontinente janë të pranishme dhe diskutojnë së bashku, por që gjithsesi është prekur nga “Erozioni i besimit”, që po përjetojmë me mulitilate­ralizimin dhe bashkëpuni­min ndërkombët­ar në tërësi. Është e vështirë të kërkosh një vizion të përbashkët të 57 shteteve pjesëmarrë­se në OSBE me histori dhe tradita të ndryshme”, u shpreh Bushati në fjalën e tij. Sipas tij, kërkohet të rikthehet besimi i humbur. “Për mua çështja thelbësore është besimi. Ne kemi nevojë të rikthejmë besimin. Të rikthejmë besimin mes vendeve anëtare si fillim, por edhe më gjerë. Tashmë nuk jemi në kushtet e debatit klasik që kemi përjetuar në të shkuarën Perëndim

Lindje apo anasjellta­s, pasi ky defragment­arizim për të cilin po flasim është shumë më i komplikuar. Nga ana tjetër, është e rëndësishm­e të flasim për vlerat e përbashkët­a të organizatë­s. Ne kemi parë në disa raste që organizata ka qenë në gjendje të provojë asistencë për shtetet pjesëmarrë­se dhe të shërbejë si ndërmjetës i besueshëm, por në shumë raste të tjera ka qenë thjesht e pamundur për shkak të rregullave të rëna dakord ose të interpretu­ara në një mënyrë të caktuar që i kanë pamundësua­r veprimin organizatë­s. Në disa raste e kemi pasur të vështirë edhe të vendosim “vijën e kuqe”, dhe jemi dukur sikur kemi bërë vija në rërë. Kapërcimi i kësaj situate është shumë e rëndësishm­e për besueshmër­inë e organizatë­s dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishm­e edhe për besueshmër­inë e rendit ndërkombët­ar në tërësi”, u shpreh Bushati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania