Panorama (Albania)

BALLA: PLATFORMË PËR VLERËSIMIN E MINISTRAVE

- ARISTIR LUMEZI

Sekretari i Përgjithsh­ëm, Taulant Balla, tha dje se elementi më i rëndësishë­m i takimit do të jetë shpallja e një platforme nga ana e Kryeminist­rit Rama, ku çdo qytetar, pa parti, apo kundërshta­r i PS- së, mund të marrë pjesë në vënien e notave për ministrat. “Kemi nisur një proces ku po pyesim anëtarësin­ë e partisë për deputetë aktualë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe për ministrat, por në një hapje më të madhe. Nuk duhet të jenë vetëm anëtarësia e partisë, por duhet të jenë edhe qytetarët e këtij vendi, jo vetëm ata që na kanë besuar, por edhe ata që nuk na kanë besuar”, tha Balla. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm në PS, “Asambleja Kombëtare zgjedh një sërë organesh drejtuese, sikurse janë Kryesia e Partisë, Sekretaria­ti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve apo institucio­ne të tjera”.

Socialistë­t do të mbledhin sot Asamblenë Kombëtare, e dalë nga kongresi i 29 shkurtit, nga ku do të zgjidhet kryesia dhe sekretaria­ti i ri i PS- së.

Për shkak të pandemisë COVID- 19, Asambleja do të zhvillohet në orën 15: 30 tek Amfiteatri i Liqenit dhe do të nisë me fjalën e Kryeminist­rit Edi Rama, për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë. Asambleja është shtyrë për shkak të pandemisë që nga muaji mars, por afrimi i zgjedhjeve të përgjithsh­me nuk mund ta çonte PS- në në zgjedhje me kryesinë dhe sekretaria­tin e vjetër, një pjesë e të cilëve mundet të mos jenë kandidatë për deputetë. Burime pranë selisë rozë thanë se Kryeminist­ri ende nuk ka vendosur nëse do të ketë ndryshime në qeveri, për t’i dhënë një imazh të ri qeverisë afro 7 muaj para zgjedhjeve të përgjithsh­me. Të njëjtat burime thanë se nuk do të ishte efektive nëse do të bëheshin ndryshime në qeveri, për shkak të kohës së pamjaftues­hme deri në zgjedhje, e cila nuk do t’i shërbente ministrave të rinj për të dhënë maksimumin e tyre në krye të dikasterev­e të reja. Por historia ka treguar se Kryeminist­ri Rama vendos gjithmonë vetë dhe në kohën e duhur, siç ishte rasti i Asamblesë Kombëtare së dhjetorit 2018 kur ai ndryshoi 7 ministra, të cilët vijojnë ende të drejtojnë ministritë. Pothuaj të gjithë ministrat e morën vesh në mbledhjen e asamblesë vendimin e kryeminist­rit për largimin e tyre nga ministria.

VOTIMI Një nga pikat më të nxehta të mbledhjes së sotme të Asamblesë Kombëtare është dhe votimin i mbi 350 anëtarëve të saj për të zgjedhur kryesinë dhe sekretaria­tin e ri të saj, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve apo institucio­ne të tjera. Kryesia e Partisë Socialiste ka aktualisht në përbërje 29 anëtarë, 20 prej tyre të zgjedhur me votim, Kryetari, Sekretari i Përgjithsh­ëm dhe 7 Sekretarët Ekzekutivë. Nuk dihet nëse do të propozohet ndonjë ndryshim i numrit të anëtarëve të saj, për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve dhe kërkohet rritja e përfaqësim­it politik të PS- së në terren. Kryesia është organi më i lartë partiak ku merren vendimet më të rëndësishm­e politike në PS, siç është dhe miratimi i listës së kandidatëv­e për deputetë, që pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm. Është me interes të shihet përbërja e re e kryesisë socialiste, përfshirja në të e përfaqësue­sve që vijnë nga shoqëria civile apo administra­ta e pushtetit vendor, një pjesë e të cilëve do të jenë dhe kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Në pjesën e dytë do të jetë edhe Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë. Edhe pse në ambient të hapur, për shkak të numrit të madh të njerëzve, u është kujtuar të gjithëve që mbajtja e maskës është e detyrueshm­e.

 ??  ?? Amfiteatri te Parku i Liqenit, ku do të zhvillohet asambleja
Amfiteatri te Parku i Liqenit, ku do të zhvillohet asambleja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania