Panorama (Albania)

“Ata që hiqen nga anëtarësia, në administra­të qeverisëse”

Mustafaj: Në fazën e tretë vlerësojmë pa u ndikuar nga anëtarësia

- Besnik Mustafaj

Faza e votimit në anëtarësi të kandidatëv­e për të qenë pjesë e listës së PD në zgjedhjet e ardhshëm nuk i ka shmangur pakënaqësi­të në mesin e demokratëv­e. Por anëtari i komisionit të Vlerësimit në PD, Besnik Mustafaj, në një intervistë për “News 24” u shpreh se nuk ka term skualifiki­m në fazën e votimit. Duke synuar sheshimin e pakënaqësi­ve, Mustafaj theksoi se ata që kontestohe­n nga anëtarësia, nuk kanë të drejtë që të kandidojnë për deputetë ose kryetar bashkie, por do të jenë në listën e dytë që do të përbëjë administra­tën politike të qeverisë së ardhshme të PD- së. “Në listën e përfaqësim­it politik, jo. S’besoj që Kryesia të dalë kundër vullnetit të demokratëv­e. Janë njerëz me kontribute demokratik­e, do të jenë në listën 2. Përderisa kanë shkuar në atë fazë, dhe do jenë shumë të preferuar në emërimet politike kur opozita të vijë në pushtet. Përjashtoh­et termi skualifiki­m. Lista e dytë është automatike”, tha Mustafaj. Më tej Mustafaj theksoi se ky proces duhet analizuar drejt. Duke iu referuar rastit të qarkut të Korçës, ku vetëm Ervin Salianji u konfirmua nga lista e deputetëve të vitit 2017, Mustafaj tha se mbase anëtarësia do rifreskim si në pushtetin lokal, ashtu edhe në atë qendror. “Ka pasur në shumë qarqe skualifiki­me. Anëtarësia e PD- së po bën një proces demokratik përderisa ka vota pozitive dhe negative. Një pjesë e 2017ës ka rënë, disa prej të zgjedhurve atëherë janë skualifiku­ar”, vijoi Besnik Mustafaj. Ndërsa rastet e përplasjev­e në anëtarësi Mustafaj thotë se i bëjnë mirë Partisë Demokratik­e, sepse angazhohen anëtarët. Përplasje në degët e PD- së ka pasur vetëm në Devoll. Luftë për pushtet është, bën mirë. I angazhon njerëzit, i ballafaqon për ata që marrin poste, i ballafaqon me komuniteti­n. Në këtë kuptim, i bën mirë”, tha Mustafaj.

FAZA E TRETË Konfirmimi nga ana e anëtarësis­ë i emrave në qarqe nuk nënkupton se ata do të jenë automatiki­sht në listë. Pasi të përfundojë votimi në Tiranë ditën e shtunë, procesi hyn në fazën e tretë të vlerësimit nga ana e komisionit. “Kemi një fazë të tretë, do të jenë 350 të përzgjedhu­r, ne do të bëjmë një krehje të vogël dhe këta do t’i nënshtrohe­n një gjykimi tjetër. Edhe ne përtej votimit që i kemi bërë si Komision, do t’i skualifiko­jmë. S’do vlerësohet kandidati nga votimi i anëtarësis­ë, por në gjykimin tonë. Kandidatët mund të kenë pasur kundërshti­met me njërin apo tjetrin, por jo në masën që të skualifiko­hesh, janë pjesë e demokracis­ë. Do nisemi nga vlerësimi ynë”, tha Mustafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania