Panorama (Albania)

Kandidatët, Fieri pro listës, skualifiki­me në Patos e Divjakë

Luan Mustafaraj në Patos dhe Artan Murrizi në Divjakë ndërpresin garën, konfirmohe­n ish- deputetët Baçi dhe Alibeaj e Kapllanaj

-

Ndryshe nga Korça dy ditë më parë, në qarkun e Fierit ish- deputetët e listës së 2017- ës u konfirmuan. Ndërkohë anëtarësia e PD- së skualifiko­i vetëm dy emra.

Një në Patos dhe një në Divjakë. Ndërsa në degën e Fierit u konfirmuan të 22 kandidatët që kishte vlerësuar si të përshtatsh­ëm komisioni i skualifiki­mit. Ndryshe nga qarqet e tjera, për qarkun e Korçës selia blu ishte më e rezervuar për të dhënë informacio­n në lidhje me procesin, por gazeta “Panorama” mësoi përmes burimeve se në degën e Divjakës demokratët skualifiku­an Artan Murrizin, ndërsa në Patos skualifiku­an Luan Mustafaraj­n. Ndërkaq, kanë arritur që të marrin mbështetje­n e anëtarësis­ë ishdeputet­ët Enkelejd Alibeaj e Luan Baçi. Po ashtu, është konfirmuar edhe ish- kryetari i Bashkisë së Mallakastr­ës, Agron Kapllanaj. Qarku i Fierit ishte qarku i parafundit ku zhvilluan votimet për konfirmimi­n nga ana e anëtarësis­ë. Nesër do të jetë pushim dhe kjo fazë përfundon ditën e mërkurë në kryeqytet.

PROCESI Në përfundim të procesit të votimit nga anëtarësia e PD- së, kandidatët të cilët janë konfirmuar për të vijuar garën do të rikthehen në komisionin me 5 anëtarë të përbërë nga Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Genc Ruli, Enriketa Papa e Mark Marku. Këta do të bëjnë sërish filtrim të kandidatëv­e. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar kryesisht në vlerësimin e performanc­ës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimaliz­imit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimt­ar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarr­je finale Kryesisë së Partisë Demokratik­e. Votimi i konsultimi­t të anëtarësis­ë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastr­ës dhe Beratit, Lezhës, Durrësit, Elbasanit, ndërsa sot votohet në Vlorë. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetar­ët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizati­v, Sahit Dollapi, dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania