Panorama (Albania)

Situata pas tërmetit, Basha: Sa më shpejt, 160 mijë lekë për ata që humbën punën

“40% e shqiptarëv­e pritet të zhyten në varfëri, Rama të zbatojë menjëherë planin me 5 pika, 1 mijë euro për çdo biznes”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, akuzoi dje nga Kurbini Kryeminist­rin Edi Rama se nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të zbutur pasojat e COVID19 dhe tërmetit.

Gjatë takimit me qytetarët dhe biznesin e vogël në Kurbin, Basha tha se shqetësimi i tyre është ulja e konsumit dhe mungesa e vendeve të punës. Ndërkohë, referuar parashikim­eve të bëra edhe nga Banka Botërore, por edhe institucio­ne të tjera financiare, 40% e shqiptarëv­e do të varfërohet. “Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Parashikim­et për të ardhmen janë edhe më shqetësues­e. 40% e shqiptarëv­e pritet të zhyten në varfëri. Qeveria nuk do t’ia dijë. Ajo vazhdon të heshtë për qytetarët dhe bizneset që vuajnë dhe të mbushë xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me të. Sot u takova me banorët e Kurbinit. Halleve dhe harresës 7- vjeçare të qeverisë, u janë shtuar edhe pasojat e tërmetit dhe pandemisë”, tha Basha gjatë bashkëbise­dimit me qytetarët. Ndërkohë, edhe në Kurbin panorama e bizneseve paraqitet e njëjta, ndaj kryedemokr­ati Basha i bëri thirrje Kryeminist­rit Edi Rama që të implemento­jnë propozimet e bëra nga PD- ja për minimalizi­min e dëmit nga COVID te shqiptarët. “Pa humbur kohë, qeveria duhet që lekët që ndan me një grup oligarkësh t’i çojë te qytetarët dhe biznesi. Çeku prej 1,000 eurosh për biznesin e vogël, për të lehtësuar barrën e pagesave dhe shpenzimev­e të papërballu­eshme për 6 muajt e ardhshëm; pagesa mujore prej 160 mijë lekësh të vjetër për ata që kanë humbur vendin e punës, si minimum konsumi për 6 muajt e ardhshëm; pagesa mujore prej 200 mijë lekësh për çdo punonjës që biznesi rikthen në punë gjatë 6 muajve të ardhshëm; shtesa mujore prej 20 mijë lekësh për pensionist­ët, për shpenzimet shëndetëso­re shtesë gjatë 6 muajve të

BOÇI: DREJTORËT E SHKOLLAVE PO MARRIN KARTAT E PRINDËRVE TË NXËNËSVE

Partia Demokratik­e ka vijuar me denoncimet për tentativën e manipulimi­t të votave. Dje ish- deputeti Luçiano Boçi përmes një deklarate për shtyp akuzoi Kryeminist­rin se ka urdhëruar drejtorët e shkollave që të marrin kartat e identiteti­t të prindërve të nxënësve. “Në lojë kanë hyrë edhe drejtorët e shkollave, të cilët janë disa militantë që nuk punojnë për të mirën e nxënësve, por i shërbejnë partisë- shtet. Drejtorët e shkollave janë urdhëruar të marrin të dhënat personale nga prindërit e nxënësve. Prindërve u është kërkuar në grupet e ‘ WhatsApp’- it që të dërgojnë foto të kartave të identiteti­t, me justifikim­in e teksteve mësimore”, tha Boçi. ardhshëm”, u shpreh Basha.

DENONCIMI E ndërsa fushata ka nisur për zgjedhjet parlamenta­re të vitit të ardhshëm, nga Laçi kryedemokr­ati bëri edhe dy denoncime. I pari lidhet me punësimet elektorale. “Qytetarët janë hequr nga puna jo vetëm për shkak të rënies së xhiros së bizneseve, por edhe nga institucio­net shtetërore. Bashkia, ujësjellës­i dhe ndërmarrje­t publike janë shndërruar në hambarë për militantë që nuk shkojnë asnjë ditë në punë”, tha Basha. Ndërsa denoncimi i dytë lidhet me manipulime­t që po bëhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i rreth një viti më parë. “Veçanërish­t i rëndë është konstatimi i qytetarëve se shumë banesa në gjendje shumë të mirë po shemben pa asnjë paralajmër­im nga shteti. Kjo aferë korruptive bëhet për t’i dhënë këto troje për ndërtime shumëkatës­he për sponsorët e regjimit”, vijoi kryedemokr­ati.

 ??  ?? Basha, dje në Laç
Basha, dje në Laç
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania