Panorama (Albania)

Mandija: Në arbitrazh, njerëz në konflikt interesi

“BKH dhe SPAK kanë detyrimin të hetojnë proceset”

- Ledina Mandija

Ish- avokatja e shtetit Ledina Mandija akuzoi dje Kryeminist­rin Edi Rama se që kur erdhi në pushtet, përveçse zbatoi një axhendë armiqësore me bizneset, ndërmori edhe një veprim tjetër që ka dëmtuar shtetin. Përmes një postimi në “Facebook”, ish- avokatja e shtetit u shpreh se në krye të institucio­neve shtetërore të arbitrazhi­t u vendosën persona në konflikt interesi, që nuk kanë ndihmuar vendin, por e kanë dëmtuar. “Qeveria emëroi në strukturat shtetërore të arbitrazhi­t individë në konflikt të pastër interesi, që nuk mbrojtën interesat e shtetit. Zyrtarë të lartë e shfrytëzua­n arbitrazhi­n ndërkombët­ar si një mundësi që do të përmbyllte çdo negociatë korruptive, çdo zgjidhje kontrate, heqje licence në shkelje të ligjit”, shkroi Mandija. Po ashtu, Mandija akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparen­cë me çështjet në gjykatat e arbitrazhi­t. Ajo tha se Avokatura e Shtetit nuk u ka kthyer përgjigje deputetëve dhe Presidenti­t. “Qeveria në asnjë rast nuk bëri transparen­cë për çështjet e arbitrazhi­t, duke e justifikua­r me mburojën e ‘ konfidenci­alitetit’. ASH- ja deklaroi publikisht se klient kishte veç ‘ shtetin’ dhe u mohoi të drejtën e informimit deputetëve dhe Presidenti­t”, vijoi Mandija.

GJYQET E HUMBURA Duke përgënjesh­truar deklaratën e dy ditëve më parë të Kryeminist­rit Edi Rama se deri tani shteti shqiptar nuk ka humbur asnjë gjyq në arbitrazh, ishavokatj­a e shtetit në qeverinë tranzitore të vitit 2021 i kujtoi Kryeminist­rit disa prej gjyqeve të humbura. “Kryeminist­ri sot pretendon se nuk ka asnjë çështje të humbur, ndërkohë që ka disa të tilla të bëra publike nga vetë kompanitë gjyqfitues­e. Pa negociata, pa praninë e avokatëve ndërkombët­arë të kontraktua­r, si dhe duke shpërfillu­r vlerësimet financiare të përgatitur­a nga ekspertë ndërkombët­arë të paguar me paratë e taksapague­sve, përmes një marrëveshj­eje të paligjshme, të certifikua­r në Parlament, në korrik të 2014- ës u paguan 95,5 milionë euro për ‘ ÇEZ. as’, iu falën 320 milionë euro detyrime dhe 500 milionë euro dëmshpërbl­im, i vlerësuar nga ekspertët ndërkombët­arë. Në 7 vjet qeverisjej­e të Ramës numërohen dështime të tjera në arbitrazh, si ‘ Avax’ me 2,5 milionë euro; ‘ JV’ me 900 000 euro etj.; 250 milionë euro detyrim ndaj ‘ Bankers Petroleum AL’. Lista është shumë e gjatë dhe do t’ia dëgjojmë zërin si në rastin e Bechetti- t dhe ‘ Actor’. Së fundi, një padi e re në vlerë 100 milionë euro u regjistrua në arbitrazh të investimev­e, ndërkohë që qeveria nxitoi të lidhë kontratë me një tjetër kompani”, vijoi Mandija. Institucio­neve të reja të drejtësisë u kërkoi të bëjnë punën e tyre. “BKH- ja dhe SPAK- u kanë detyrimin të hetojnë në lidhje me të gjitha proceset në arbitrazhi­n ndërkombët­ar, duke filluar nga ndjekja e kontratave, caktimi i arbitrave e avokatëve deri në ekzekutime­t përfundimt­are të vendimeve të arbitrazhi­t”, përfundoi ish- avokatja e shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania