Panorama (Albania)

Frika e gjakmarrje­s, ngujohet në banesë babai i autorit të dyshuar

-

Sipas burimeve nga fshati Vrith, babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij, pasi familja Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe për të gjetur trupin. Ky afat kishte mbaruar dy netë më parë ( ende pa u gjetur trupat e viktimave) dhe tashmë Rrok Pepaj ndodhet i ngujuar. Deri para dy netësh familjet të gjitha bashkë në besë ndaj njëri- tjetrit kanë kërkuar për trupat por tashmë ultimatumi ndaj familjes Pepaj kishte përfunduar. Sipas burimeve, kushërinjt­ë e Vilson Çutaj kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pas kësaj ngjarje të rëndë. Ndërkohë, Policia vendore e Shkodrës ka kërkuar nga ajri përmes një droni, përveç kërkimit fizik për të gjetur trupat e dy të rinjve që u ekzekutuan nga personi i dyshuar, Danjel Pepaj. Nga ana tjetër banorë dhe familjarë janë penguar që të kërkojnë në gjithë territorin malor duke qenë se dyshohet se ka ende parcela atje, të cilat këto ditë presin që të korren. Fillimisht ka qenë vëllai i Vilson Çutajt ai që ka deklaruar për Policinë se sherri ka nisur për një femër, por Policia nuk e ka besuar këtë version dhe dyshimet e forta ishin për shkak të kultivimit të kanabisit. Janë marrë në pyetje edhe të afërm të tjerë dhe banorë të zonës, por kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për këtë ngjarje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Vilson Çutaj pak kohë më parë ka qenë në burg i dënuar me rreth 2- 3 vite për lëndë narkotike dhe është me precedent penal, ndërsa shtetasi Klement Pepaj është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë pasi është kapur pa dokumentac­ion dhe ka nisur punën me një kioskë në pikën turistike të Razmës, që është shumë afër fshatit Vrith.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania