Panorama (Albania)

Si u gjetën të vrarë dy të rinjtë, 300 metra larg parcelës me drogë të Danjel Pepajt

Babai i autorit të dyshuar, pas negociatav­e ka treguar vendin se ku ndodhej parcela e mbjellë me kanabis nga djali i tij

- SENAD NIKSHIQI

Pas pesë ditësh kërkime në zonën malore të fshatit Vrith në Malësinë e Madhe janë gjetur dy trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutajt.

Dy të rinjtë u denoncuan të zhdukur që prej ditës së shtunë nga të afërmit e tyre. Pas kërkimeve të kryera, janë gjetur edhe trupat e pajetë të Pepaj dhe Çutaj. Autori i dyshuar për vrasjen e tyre dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj. Ky i fundit dyshohet t’i ketë qëlluar me armë pas një konflikti të dhunshëm që patën ditën e shtunë në një lokal në fshatin Bajzë të Shkodrës, ndërsa kryefjala e këtij sherri ishte vjedhja e një sasie kanabisi. Për të sqaruar këtë fakt, Danjel Pepaj, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, shkuan të sqaroheshi­n tek parcelat e kanabisit që kishin mbjellë në mal. Por, sqarimi mes tyre, përfundoi në tragjedi. Danjel Pepaj u hakmor ndaj Çutaj dhe Pepaj, pasi këta të fundit e kishin dhunuar më parë në fshatin Bajzë. Trupat e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën 300 metra larg parcelës me kanabis të mbjellë nga Danjel Pepaj, ndërsa u transportu­an në fshatin Vrith nga punonjësit e Policisë disa orë pasi u gjetën. U deshën më shumë se katër orë që trupat e tyre të silleshin në fshatin Vrith, aty ku edhe banonin të rinjtë bashkë me familjen. Më pas, ambulanca bëri transporti­min e trupave të të rinjve në morgun e Spitalit të Shkodrës, ku edhe do të kryhen ekspertiza mjekoligjo­re. Ka qenë babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj, ai që ka treguar vendin se ku ndodhej parcela me kanabis që kultivonte djali i tij. Burimet thanë se ishte drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj, ai që e ka bindur Pepaj për të treguar vendin e parcelave me kanabis. Po ashtu, mësohet se në zonën ku u ekzekutuan dy të rinjtë, ndodhen edhe parcelat me kanabis të dy viktimave, të cilat ishin vjedhur gjatë ditëve të fundit. Për këtë vjedhje, viktima akuzonin Danjel Pepaj se ishte ai personi që i kishte korrur. Përveç parcelave me kanabis që ishin mbjellë nga tre personat e lartpërmen­dur, dyshohet se janë gjetur edhe dy parcela të tjera me kanabis. ÇFARË NDODHI MES

TRE TË RINJVE Të tre këta shtetas dyshohet se kanë pasur parcela me kanabis dhe ditët e fundit mes tyre ka nisur një debat duke akuzuar njëri- tjetrin se kanë vjedhur sasi kanabisi. Disa ditë më parë, në tre tetor, gjatë orëve të paradites dyshohet se shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj kanë marrë në fshatin Bajzë shtetasin Danjel Pepaj dhe e kanë mbajtur peng për disa orë, ndërsa dyshohet se edhe e kanë rrahur. Më tutje në orët e pasdites vonë, tre shtetasit janë takuar sërish në një lokal të fshatit Vrith dhe aty kanë debatuar përsëri, por nuk janë konfliktua­r fizikisht, pasi persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm kanë ndërhyrë duke i ndarë dhe më pas janë larguar. Që nga ai moment në mbrëmjen e 3 tetorit të tre shtetasit janë zhdukur, ndërsa dyshohej se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj mund të jenë vrarë dhe trupat e tyre të ishin zhdukur, ndërsa shtetasi i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje, Danjel Pepaj, mendohet se mund të ketë kaluar kufirin drejt Malit të Zi përmes zonës kufitare malore në Malësinë e Madhe. Deri vonë pas debatit në lokal lokacioni i celularëve ka treguar se njëri nga të dyshuarit si i vrarë, vendndodhj­en e kishte në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe dhe tjetri në fshatin Razëm. Më pas edhe GPS- ja e celularëve nuk ka funksionua­r më. Forca të shumta Policie që në mëngjesin e katër tetorit, kryen kërkime në zonën e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe, ndërsa trupat e pajetë u gjetën pasditen e djeshme. Policia dyshon se ka edhe shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunu­ar në zhdukjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

 ??  ?? Viktima, Klement Pepaj
Viktima, Klement Pepaj
 ??  ?? Viktima, Vilson Çutaj
Viktima, Vilson Çutaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania