Panorama (Albania)

Malësia si Kolumbia, “luftë” për kanabisin

Parcelat e vogla mes maleve njihen nga banorët

-

Ndonëse u tha që prej ditës që u “zhdukën” 3 kushërinjt­ë në malet e Malësisë së Madhe, se dy prej tyre ishin vrarë për shkak të një konflikti që lidhej me kanabisin, Policia nuk dha asgjë zyrtarisht e as në mënyrë kofidencia­le për këtë version. Duket se “kartelet” e kanabisit në Shqipëri, po ngjasojnë me ato të kokainës në Kolumbi, pasi ngjarje tragjike që kanë pasur si motiv kanabisin, nuk është hera e parë që ndodhin. Gazetari i “Abc News”, Artan Hoxha, pati publikuar në rrjetet sociale foto teksa ndodhej mes parcelave me kanabis në veri të vendit. Nga ajo që shihej në videot dhe fotot e publikuara nga Hoxha, duket se prodhimi është i “mbarë” dhe shërbimi është bërë mirë, pasi rrënjët kanë kaluar dy metrat dhe janë plot me boçe. Hoxha shkruan se në pyjet me kanabis ka jetë, ndërsa i drejtohet me ironi Kryeminist­rit Rama, duke i thënë se Shqipëria e ka të garantuar edhe për një vit tjetër, “brand- in” e saj europian, “Made in Albania”. Artan Hoxha, i cili denoncoi zhdukjen e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, thotë se Policia po e trajton ngjarjen “për motive të dobëta”, “motive” që sipas tij, nuk i mbulojnë dot parcelat me kanabis sa një bredh. “Më në fund, edhe pse me një ditë vonesë, Policia konfirmon ngjarjen e ndodhur në një zonë malore, në Malësinë e Madhe, të cilën e publikova dje. Por më tërheq vëmendjen një detaj, në dukje i ‘ parëndësis­hëm’. ‘ Burime policore’ kanë nisur të ‘ rrjedhin’ në media, se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta... Jeta e çdo shqiptari është shumë e shtrenjtë dhe nuk meriton të humbet për çfarëdollo­j motivi, qoftë ky i dobët apo i shëndoshë, madje dhe një parcelë me kanabis…”, shkruante Artan Hoxha në profilin e tij të “Facebook”, më 5 tetor.

 ??  ?? Gazetari Artan Hoxha në parcelat me kanabis në Malësi të Madhe
Gazetari Artan Hoxha në parcelat me kanabis në Malësi të Madhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania