Panorama (Albania)

NJOFTIMI I POLICISË

- Bujar Sejdinaj

Një 46- vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen "Radenec" të qytetit të Korçës. Sipas informacio­neve të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18: 10, ku shtetasi Paulin Metaj është plagosur me thikë në këmbë nga 46vjeçari me iniciale E. I., pas një konflikti që kanë pasur mes tyre. Mësohet se ai ka marrë dëmtime në pjesën e kofshës, por, sipas bluzave të bardha, është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri Metaj njihet si person prob

Më datë 08.10.2020, rreth orës 18: 10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës ( thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njoftoi Policia. lematik nga Policia dhe banorët.

NGJARJA Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur teksa në zonë kishte një lëvizje të lartë të qytetarëve. Dëshmitarë­t, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, janë shprehur se kanë parë që dy shtetasit fillimisht po flisnin me zë të lartë. Situata ka agravuar kur të dy kanë nisur të shajnë e ofendojnë njëritjetr­in. Shtetasi Paulin Metaj mësohet se mbante me vete edhe një mjet prerës, thikë. Teksa kanë nisur që të konfrontoh­en fizikisht, Metaj ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar shtetasin me inicialet E. I. Ky i fundit mësohet se ka marrë një plagë në pjesën e kofshës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe vijon të marrë ndihmën mjekësore në spital. Ndërkohë, për dokumentim­in e plotë të ngjarjes janë marrë edhe dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në vendngjarj­e. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar që plagosi me thikë 46- vjeçarin, i cili është larguar menjëherë në drejtim të paditur. Ndërsa mësohet se është marrë edhe dëshmia e 46- vjeçarit, i cili ka treguar se si ka nisur sherri me shtetasin Paulin Metaj. Ky i fundit, sipas burimeve, njihet si person problemati­k në zonë dhe që herë pas here konfliktoh­ej me persona të ndryshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania