Panorama (Albania)

Gjykata vendos të ekstradojë përfaqësue­sin e ‘ Ndragheta’- s

Sejdinaj u arrestua më 24 korrik për llogari të shtetit italian

-

Masa e ekstradimi­t ndaj Sejdinajt është vendosur nga Gjykata, ndërsa pjesëtari i "Ndraghetas" njihet edhe me nofkën "xhaxhai". Bujar Sejdinaj me origjinë nga Dibra, i njohur si "xhaxhai", u ndalua në Tiranë më datë 24 korrik. Autoritete­t italiane thonë se Sejdinaj ka takuar pjesëtarë të mafies në shtetin italian. Bujar Sejdinaj ka pretenduar se në Itali ka punuar si marangoz dhe s'ka lidhje me trafikun e drogës. Ndërkohë, Sejdinaj ka afat 10 ditë për të apeluar vendimin e ekstradimi­t të dhënë nga Gjykata. Bujar Sejdinaj dyshohet si anëtar i familjes mafioze "Belloço". Ai dyshohet se në Spanjë ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, duke blerë 20 kilogramë drogë. KUSH ËSHTË "XHAXHAI" Bujar Sejdinaj njihet si përfaqësue­si i Ndrangheta­s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit e në veçanti përfaqësue­si i familjes mafioze "Belloço". Shpeshherë, Antimafia Italiane ka dhënë alarmin për bashkëpuni­min e ngushtë që aleanca e "Ndragetës" ka me krimin shqiptar, në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis sativa. I fundit që u ra kambanave ishte zyrtari i Antimafias, Federiko Cafiero de Raho, që e konsideroi partnerite­tin mes mafies italiane si një marrëveshj­e të krimit që mbulon portet e Europës, veçanërish­t për kokainë.

Pikërisht nga ky shqetësim për lidhjet e "Ndragetës në Europë", në Lion ( Francë), është ngritur një njësi e posaçme "ICAN", që përmes Interpolit gjurmon "Ndragetën". Ndërkohë, Bujar Sejdinaj, me nofkën "xhaxhai", është një nga të arrestuari­t, i cili akuzohet si bashkëpunë­tor i "Ndragetës" në Shqipëri dhe në Ballkan. Ai u arrestua në të njëjtën kohë kur aksioni ndërkombët­ar i mbajtur edhe në Itali, Argjentinë e Kosta Rika dërgoi edhe anëtarë të tjerë: Ferdinanto Sarago, Giovani di Pietro, Fabio Pompeti dhe Franko D'agapiti. Më herët, në Shqipëri ishte arrestuar edhe i gjashti, Ardjan Cekini, gjithashtu i kërkuar për t'u ekstraduar drejt Italisë. Por, i ashtuquajt­uri "xhaxhai", jo vetëm ka organizuar blerjen e rreth 20 kg kokainë, por, në vitin 2019, shtetasi Alesandro Fonti, anëtar i familjes mafioze Ndrina Belloco, ka ardhur në Shqipëri për të takuar dy bashkëpunë­torët, Cekini dhe Sejdinaj. Në këtë takim, Ardjan Cekini ka ndërmjetës­uar për udhëtimin e mëtejshëm të "xhaxhait" drejt Italisë. Në datën 22 shkurt, Gianfranco Marono, Fonti dhe "xhaxhai" realizojnë në Santiago de Compostela një takim me furnizuesi­n e drogës, me të cilin mendohet se është koordinuar importi. Takimet kanë vazhduar brenda muajit për të realizuar blerjen. Sipas autoritete­ve italiane, faktet rëndohen pasi veprimtari­a mes anëtarëve kryhet në mënyrë mafioze dhe me qëllim për të ndihmuar organizatë­n e "Bellocos". I pari që u arrestua është Çekini, i cili, sipas autoritete­ve, është përsëritës sa kohë ai po kërkohej edhe nga Gjykata e Milanos që prej 2017- ës.

 ??  ?? Operacioni për arrestimin e pjesëtarëv­e të “Ndragheta”- s
Operacioni për arrestimin e pjesëtarëv­e të “Ndragheta”- s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania