Panorama (Albania)

Tri ditë revoltë edhe te paraburgim­i 313 në Tiranë

Rreth 150 të burgosur janë futur në grevë për kushtet

-

Dita- ditës, revolta institucio­net e vuajtjes së dënimit në vendin tonë po pushtohen nga "kryengritj­e" të të dënuarve. Fillimisht, situata e revoltimit në burg u shfaq në Peqin, aty ku edhe u izoluan dy të dënuar si pasojë e regjimit "41 biss". Më pas do të vijonte në Shënkoll të Lezhës. Ndërkohë, prej tri ditësh, mësohet se revoltat kanë nisur edhe në Burgun "313", në Tiranë. Sipas burimeve të gazetës "Panorama", mësohet se rreth 150 të dënuar, prej pasdites së të martës, nuk pranojnë asnjë punonjës të institucio­nit të futet brenda në qeli. Madje, refuzojnë edhe ushqimin. Revolta, sipas burimeve, është bërë në katin e dytë të Burgut "313", ndërsa mbrëmjen e së martës të dënuarit janë dëgjuar duke reaguar ashpër ndaj masave të marra në burg dhe kushteve, në të cilat ndodhen. Ndryshe nga kërkesat që të dënuarit e Burgut Peqin, Shënkoll e Reç i kanë paraqitur Ministrisë së Drejtësisë, të burgosurit e "313- ës" kërkojnë ndryshimin e menysë së ushqimit. Sipas tyre, ushqimi që marrin në burg është i njëjtë dhe skandaloz. Po ashtu, ata thonë se kushtet brenda në qelitë ku ata qëndrojnë në pjesën më të madhe të kohës janë skandaloze dhe se duhet të merren masa sa më shpejt. Takimi me familjarët është kërkesa e vetme që të dënuarit e kanë renditur të parin në listë. Deri më tani, Drejtoria e Burgjeve apo Ministria e Drejtësisë nuk ka dalë në ndonjë deklaratë për të sqaruar situatën ku po gjenden IEVP- të në vend. Ndërkohë, kujtojmë që prej pesë ditësh 214 të burgosur në Burgun e Reçit në Malësinë e Madhe janë në grevë urie. Të burgosurit i janë drejtuar me një peticion ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke i kërkuar asaj një amnisti të përgjithsh­me me 2- 3 vite për gjithë të dënuarit, ndërsa kërkojnë gjithashtu aprovimin e lejeve shpërblyes­e, hapjen e takimeve me familjet dhe hapjen e takimeve speciale, të cilat janë të bllokuara për shkak të COVID- 19 si masa parandalue­se për përhapjen e virusit. Peticioni është firmosur nga 214 të burgosurit dhe i është drejtuar ministres së Drejtësisë. Ndërkohë, aktualisht të burgosurit janë në grevë urie.

 ??  ?? Peticioni i të dënuarve
Peticioni i të dënuarve
 ??  ?? Burgu i Reçit
Burgu i Reçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania