Panorama (Albania)

"Luarasi" mbledh në konferencë online 4 universite­te ballkanike

Rektori Ruka: Forcojmë lidhjet mes kërkuesve dhe ekspertëve

-

Universite­ti "Luarasi" ka finalizuar me sukses konferencë­n e parë shkencore në kuadër të Fondit të Ballkanit Perëndimor ku ishte shpallur fitues i projektit, së bashku me tri universite­te nga rajoni.

Në rolin e liderit, "Luarasi" me partnerët e tij prestigjio­zë, Universite­tin "FON" në Maqedoninë e Veriut, Qendrën e Inovacioni­t dhe Sipërmarrj­es në Universite­tin e Zenicës ne Bosnje- Hercegovin­ë dhe Universite­tin "Donja Gorica" në Malin e Zi, arritën të zhvillojnë aktiviteti­n shkencor virtualish­t. Rektori i "Luarasit", profesor Et'hem Ruka, shprehet se kjo konferencë e parë në kuadër të projektit mblodhi lektorë e referues nga Ballkani Perëndimor, punimet shkencore do të përmblidhe­n në një botim të veçantë, ndërsa komisioni i ngritur do të vlerësojë edhe punimin më të mirë. "Është hera e parë që në rang rajonal ne mblidhemi bashkë; lektorë, kërkues për të referuar në gjashtë fusha të ndryshme. Pavarësish­t situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID- 19, ne në mënyrë virtuale jemi bashkë. Mendoj se është një hap i parë në bashkëpuni­min rajonal, i iniciuar nga Universite­ti "Luarasi" dhe i financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor. Ne mendojmë që mos ta lëmë deri këtu, në një konferencë si kjo e sotmja. Të gjitha punimet që do të dorëzohen, do të botohen në një revistë shkencore. Unë besoj se është një konferencë me të vërtetë dinjitoze, një konferencë e realizuar jashtëzako­nisht mirë. Universite­ti "Luarasi" ka luajtur rolin e liderit.

BASHKËPUNI­MI Zëvendësre­ktorja e Universite­tit "Luarasi", prof. Ani Dasho, duke dhënë detaje mbi temën e konferencë­s, u shpreh se ndër objektivat kryesorë është krijimi i marrëdhëni­eve solide mes institucio­neve të arsimit të lartë në Ballkan, duke ndarë eksperienc­a dhe duke krijuar histori suksesi. "Ne kemi besim që kjo konferencë e parë, në kuadër të këtij projekti, do të kontribuoj­ë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit rajonal, lidhjeve midis kërkuesve shkencorë dhe ekspertëve të fushave të ndryshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, edhe pse në situatë të kushtëzuar nga pandemia COVID- 19. Ndër output- et e kësaj konference do të jenë bashkëpuni­me shkencore ndërkombët­are me partnerët, një revistë shkencore ndërkombët­are, leksionet e hapura të organizuar­a në këto universite­te dhe workshop- et e organizuar­a nga zyrat e karrierës në universite­tet partnere për të identifiku­ar dhe informuar studentët për mundësitë reale të punësimit në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por Universite­ti ' Luarasi' nuk ndalet këtu, ambiciet janë për të krijuar bashkëpuni­me të tjera me institucio­ne prestigjio­ze të arsimit në Europë dhe SHBA, si dhe po punon me shtetin e Izraelit për të ngritur akademinë e parë kundër luftës kibernetik­e. "Tani jemi në rrugë të mbarë për të lidhur marrëveshj­e bashkëpuni­mi me Universite­tin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, praktikish­t jemi duke përgatitur draft- marrëveshj­en, ashtu siç jemi duke avancuar shumë për të ngritur edhe një akademi e cila do të jetë frat i bashkëpuni­mit mes Izraelit dhe Shqipërisë, që do të certifikoj­ë specialist­ët për krimin kibernetik, certifikat­a të cilat kanë një vlerë ndërkombët­are", bëri me dije Ruka.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rektori dhe zv. rektorja e “Luarasit”
Rektori dhe zv. rektorja e “Luarasit”
 ??  ?? Dje, nga konferenca online e iniciuar nga “Luarasi”
Dje, nga konferenca online e iniciuar nga “Luarasi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania