Panorama (Albania)

Testimi për punësimin e infermierë­ve, nga 19 tetori

QSHA: Datat dhe rregullat e reja të provimit për punë

-

Teknikët e Shkencave Mjekësore kanë tanimë një datë për provimin për punësim. “Duke nisur nga data 19 tetor 2020, pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore ( QSHA), me adresë bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë ( ish- ATSH), do të zhvillohet provimi i dixhitaliz­uar për punësimin si teknik i Shkencave Mjekësore. Në vijim do të publikohet kalendari me datat dhe oraret përkatëse për kandidatët e regjistrua­r”. Pas infermierë­ve, edhe profesioni­stët e dalë nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, do të duhet të kalojnë në një tjetër sitë për t’u punësuar. Fillimisht u aplikua provimi i shtetit duke futur edhe profesioni­stët e shëndetësi­së në profesione­t e rregulluar­a me ligj e tanimë një tjetër provim që rendit më të aftët për t’i punësuar më shpejt në sektorin publik. Bëhet fjalë për teknikët e laboratori­t, të imazherisë e teknikët dentarë. Fillimisht, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar vetëm datën e nisjes së provimit, pasi aktualisht po merret me kalkulimin e numrit për të caktuar datat dhe orën se kur do të testohen, bazuar në kapacitete­t që ka.

Pandemia ka vështirësu­ar procesin duke diktuar rregulla të reja në parapërgat­itje si dhe për qëndrimin në ambientin e provimit. RREGULLAT E PROVIMIT Përpara se të paraqiten në datën dhe orën e caktuar, kandidatët për punë duhet të informohen më parë mbi gjërat që duhen bërë dhe çfarë jo. Përpara se të paraqiten në ambientet e QSHA, duhet të kenë me vete një mjet identifiki­mi bashkë me kopje të tij si dhe faturën e pagesës që për profesioni­stët e shëndetësi­së është 3 mijë lekë. Marrja me vete e celularëve, e më keq akoma tentativat për të komunikuar, ndëshkohen. Blloku i rregullave në kuadër të Covid është i brendashkr­uar në tabelën bashkëngji­tur shkrimit. Duke qenë se është hera e parë e tyre në një provim të tillë, teknikët e Shkencave Mjekësore duhet të azhurnohen me procedurën e provimit, e cila është totalisht online dhe e personaliz­uar. Çdo profesioni­st ka përpara tij një kompjuter, në të cilin duhet të qarkojë saktë pyetjet me alternativ­a, gjysma e të cilave e bën kalues dhe e fut në rendin për punësim. Në të kundërt, do të duhet ta përsërisë vitin e ardhshëm duke u penalizuar për një vit rresht, qoftë edhe në mundësinë për të kërkuar një vend pune.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e tarifës së pagesës për provim
Faksimile e tarifës së pagesës për provim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania