Panorama (Albania)

Vdekshmëri­a në spital, alarmi i mjekut: Ndër më të lartat në botë

Erion Dasho: Nga 1 korriku janë trajtuar 400- 600 pacientë në spital dhe kanë humbur jetën 340 persona

- TIRANE

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka ngritur alarmin për nivelin e lartë të vdekshmëri­së në dy spitalet COVID.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, doktori ka sjellë në vëmendje të dhënat nga data 1 korrik deri më tani, nga ku shifrat e të shtruarve luhaten nga 400 deri në 600 pacientë. Në të njëjtën periudhë, sipas tij, janë raportuar 340 humbje jete, duke e bërë vdekshmëri­në reanimator­e nga COVID- 19 ndër më të lartat në botë. “Nga 1 korriku, kur rastet me COVID nisën të rriteshin ndjeshëm dhe deri më sot, dy spitalet COVID kanë trajtuar midis 400 dhe 600 pacientë të tillë. Shifra e saktë është mbajtur sekret nga ministria dhe këto vlera janë përllogari­tur bazuar mbi ato pak informacio­ne që raportohen. Në të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 340 persona, duke e bërë vdekshmëri­në reanimator­e nga COVID ndër më të lartat në botë. Çdo vend i përgjegjsh­ëm, çdo komitet i përgjegjsh­ëm, çdo ministri e përgjegjsh­me analizon të dhënat me qëllim që të kuptojë ku vepron mirë dhe ku gabon. Kjo jo për të ndëshkuar, por për të përmirësua­r cilësinë e kujdesit në javët dhe muajt që do të vijnë. Ky quhet përmirësim i vazhdueshë­m i cilësisë dhe është një nga shtyllat e mjekësisë moderne. Për të gjithë këto arsye, ministria bën mirë të harrojë propagandë­n dhe kolegët të harrojnë patetizmat për t’iu përveshur punëve”, ka shkruar Dasho. Sipas tij, 80 deri në 85 për qind e pacientëve me koronaviru­s shërohen vetë, detyrë e mjekut është t’i monitorojë me kujdes, t’u japë medikament­et e nevojshme dhe t’u rekomandoj­ë shtrimin në spital kur kanë komplikaci­one. “Nga 15% e pacientëve që përfundojn­ë në spital, pjesa më e madhe kanë nevojë për trajtim të komplikaci­oneve, kryesisht me antibiotik­ë dhe antikoagul­antë. Pothuajse të gjithëve u nevojitet oksigjen në sasi dhe presione të ndryshme. Me menaxhim të mirë, edhe këta pacientë në pjesën dërrmuese shërohen. Atyre u nevojiten mjekë që zbatojnë protokolle­t dhe i monitorojn­ë. Jo heronj! As supermenë! Ndonjë koleg patetik që akoma del me maska dhe skafandra për të tërhequr vëmendjen, thjesht është ca muaj i vonuar. Këto skena kishin kuptim në shkurt dhe në mars, në Wuhan, Lombardi dhe New York. Jo në Tiranë, në shtator!”, ka shkruar më tej doktori. Në vendin tonë nuk ka ende një protokoll mjekimi për të sëmurët me COVID- 19. Një shqetësim ky që është bërë prezent edhe nga mjekët, pasi duke mos pasur një skemë të qartë mjekimi, vendoset në rrezik jeta e pacientëve. Dërgimi me vonesë po ashtu i pacientëve në spital është një tjetër shqetësim madhor. Shumë nga personat e infektuar referohen për trajtim të specializu­ar atëherë kur sëmundja ka avancuar, duke e bërë të vështirë, gati edhe të pamundur shërimin.

SITUATA Lidhur me situatën, edhe e enjtja ka shënuar një numër të lartë rastesh të reja. Kështu, nga 971 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID 169 persona. Veç Tiranës, një numër i konsiderue­shëm rastesh është regjistrua­r edhe në Korçë, Elbasan, Shkodër e Durrës. Janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV- 2. Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës; 8 raste në Fier; 7 raste në Lushnje; 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Tropojë; 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastë­r, Klos; 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastë­r, Divjakë, Malësi e Madhe, Përrenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së.

NË SPITAL Ndërsa në dy spitalet COVID, situata të enjten është paraqitur disi më e qetë, pasi nuk ka pasur shtrime të reja. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Por shifrat e mortalitet­it vijojnë të rriten. Dje janë raportuar 4 humbje jete, duke e çuar në 411 numrin e personave që kanë humbur betejën me sëmundjen që nga fillimi i pandemisë. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62- vjeçar, një 66- vjeçare nga Lezha, një 67- vjeçare dhe një 80- vjeçar nga Tirana”. Ministria e Shëndetësi­së dhe e Mbrojtjes Sociale edhe dje ka ripërsërit­ur apelin për qytetarët dhe bizneset që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimi­t dhe vendosjes së maskës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania