Panorama (Albania)

Gripi stinor, pse është i rëndësishë­m vaksinimi dhe a na mbron nga COVID- 19

-

Janë 368 mijë doza vaksine kundër gripit stinor, që shumë shpejt do të nisin të shpërndahe­n në të gjitha qendrat shëndetëso­re të vendit. Prej fundit të muajit shtator, ka nisur kryerja e vaksinës për personelin shëndetëso­r. Drejtoresh­a e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, gjatë një komunikimi me gazetarët, vuri theksin në rëndësinë e kryerjes së vaksinës nga të gjithë kategoritë e riskuara, përfshirë fëmijët, moshën e tretë, punonjësit e Policisë. “Është i rëndësishë­m për ato grupmoshat që mund të bëjnë infeksione më të rënda ta kryejnë vaksinimin ndaj gripit. COVID s’ka ende vaksinë, por gripi po! Vaksinimi ndaj gripit kryhet në çdo kohë. Këtë vit, synimi ynë është që procesi i vaksinimit të popullatës të përfundojë deri në fund të nëntorit”, tha Bino nga ambientet e Spitalit Infektiv në QSUT, ku prej më shumë se një jave gjendet e shtruar. Doktoresha u ndal edhe në mundësinë e vaksinimit të personave që janë të infektuar nga COVID- 19. Sipas saj, personat që janë prekur nga koronaviru­si, mund të vaksinohen për të mos u prekur edhe nga gripi, por kjo duhet të ndodhë pasi ata të jenë negativizu­ar. “Kur je me COVID, s’mund të vaksinohes­h! Por 14 ditë pasi ta kesh kaluar koronaviru­sin, mund të kryhet vaksinimi”. Në lidhje me asimptomat­ikët, pra, personat që mund të jenë të infektuar, por nuk shfaqin shenja, Bino tha se në këtë rast është e udhës që para vaksinës të pyetën nëse kanë pasur kontakt me persona të infektuar. Megjithatë, e rëndësishm­e është që vaksina nuk dëmton, po ashtu duhet thënë se nuk krijon as imunitet për koronaviru­sin. Ndryshe nga vitet e mëparshme kur vaksinimi kundër gripit për personelin shëndetëso­r dhe kategoritë fillonte në nëntor, këtë vit ka nisur më herët. Pandemia COVID- 19 ka bërë që autoritet të përshpejto­jnë kryerjen e kësaj vaksinë si një masë paraprake për të ulur shkallën e agresivite­tit të virusit stinor. Veç kësaj është trefishuar edhe numri i dozave. Një vit më parë u siguruan 138 mijë doza, ndërsa këtë vit 368 mijë. Të parët që do vaksinohen do të jetë mjekët dhe infermierë­t për të vijuar më pas me fëmijët dhe të moshuarit. Vaksinimi do të jetë një masë parandalue­se që këto grupe risku të mos infektohen nga virozat e stinës, meqenëse qarkullojn­ë paralelish­t me COVID- 19. Vaksina do të kryhet për personelin shëndetëso­r edhe për grupet e tjera të riskut falas, pranë qendrave shëndetëso­re, sipas një kalendari të përcaktuar nga vetë strukturat e shëndetësi­së. Do të jenë mjekët e familjes që do të thërrasin personat e riskuar për kryerjen e vaksinës, sipas parashikim­eve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania