Panorama (Albania)

Kompensimi 100% në para, pronarët që do përfitojnë

Raporti i ATP, në 8 muaj është ndarë vetëm 10% e fondit vjetor

-

Kur na ndajnë vetëm 3 muaj nga mbyllja e vitit ajo që mund të thuhet është se janë vetëm një numër i reduktuar kërkesash që janë dorëzuar në sportelet e Agjencisë së Pronave dhe një numër i reduktuar pronarësh, që kanë përmbyllur procedurat e kompensimi­t.

Asgjë nuk ndryshoi as në 2020, ku dukshëm bie në sy interesi tejet i ulët pronarëve për të qenë pjesë e procesit. Nga të dhënat zyrtare rezulton që përgjatë 8 mujorit të parë të këtij viti është ndarë vetëm 10 për qind e fondit vjetor ose rreth 5 milionë dollarë dhe kanë përfituar 189 familje. Ndërkohë që fondi total kap vlerën e 45 milionë dollarëve. “Kompensim financiar janë kompensuar 14 subjekte me vlerë 26,815,240.190 lekë , sipërfaqja e kompensuar fizikisht është 552 962.14 m2, vlera e së cilës është 107 260 960.97 lekë edhe 1 mbyllje procedimi. Janë regjistrua­r pranë sporteleve 38 aplikime të reja për kompensim financiar / fizik. Kompensim me kërkesë të veçantë gjatë vitit 2020 janë kompensuar 175 subjekte me vlerë 549,234,373.70 lekë dhe 4 mbyllje procedimi”, thuhet në raportin e agjencisë për 8- mujorin e parë të këtij viti, dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë. Numri i ulët i aplikimeve dhe vendimeve të ekzekutuar­a nga ana e ATP- së është lidhur me situatën e krijuar prej pandemisë. “Gjatë muajit mars - prill ka pasur një bllokim të konfirmime­ve nga ana e institucio­neve për shkak të situatës së krijuar me infeksioni­n Covid- 19. Në Periudhën prill - qershor 2020 me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 20/ 2020 “Për përfundimi­n e proceseve në Republikën e Shqipërisë”, në ATP nuk mund të vazhdojnë me shqyrtimin e dosjeve të kalimit në pronësi të oborreve në përdorim, pasi procesi ka kaluar si funksion pranë ASHK”, nënvijëzoh­et më tej në raport. Kujtojmë që me ndryshimet e bëra prioritet ka marrë kompensimi në pronën e njohur. Pra, për çdo familje të shpronësua­r do të shikohet fillimisht mundësia që t’u kthehet një pjesë e tokës që i është konfiskuar. Nëse kjo nuk realizohet, pronarëve iu lind e drejta të kompensohe­n financiari­sht për 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur do të mbulohen nga fondi i tokës që ATP disponon. Përveç kësaj, pronarët kanë të drejtë të zgjedhin edhe skemën e pagesës me këste, pjesëmarrj­en në ankand ose kompensimi­n në masën 100 për qind nga fondi fizik.

Por edhe pse është në fazë draftimi, pra ende nuk është zyrtarizua­r, të gjithë pronarët që kanë në duar vendime të formës së prerë më një vlerë që shkon deri në 500 mijë lekë do të kenë mundësi ta përfitojnë të plotë kompensimi­n. Në ndryshimet ligjore të cilat ende nuk kanë kaluar për miratim në qeveri parashikoh­et që ato familje me faturë minimale nga 200 mijë deri në 500 mijë të kenë mundësi ta marrin të plotë kompensimi­n 100 për qind në para.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania