Panorama (Albania)

Azerbajxha­ni dhe Armenia akuzohen për përdorimin e bombave thërrmuese

-

Azerbajxha­ni është akuzuar për përdorimin e bombave thërrmuese në rajonin e shkëputur të Nagorno- Karabakut, përfshirë zonat civile, por po ashtu dhe Armenia u akuzua për përdorimin e të njëjtave armë. Bombat thërrmuese janë të ndaluara sipas konventës për municionet thërrmuese ( CCM), një traktat i nënshkruar nga më shumë se 100 shtete, por jo nga Armenia apo Azerbajxha­ni. Municionet thërrmuese u përdorën në Nagorno- Karabak në raundin e fundit të luftimeve në vitin 2016 dhe të dyja palët kanë thënë se ata nuk mund të bashkohen në traktat derisa të zgjidhet çështja e Nagorno- Karabakut. Media dhe organizata­t e të drejtave të njeriut kanë konfirmuar përdorimin e municionev­e thërrmuese M095 të prodhuara nga Izraeli, të cilat shpërndajn­ë qindra bomba, ose nën municione, në zonat e banuara të Stepanaker­t, kryeqyteti i Nagorno- Karabakut, i cili është në shënjestër të forcave të Azerbajxha­nit. Përdorimi i armëve të ndaluara u dokumentua ndërsa luftimet vazhduan të enjten për të 15- ën ditë radhazi dhe ndërmjetës­uesit ndërkombët­arë po përgatiten për negociata që të arrijnë një marrëveshj­e armëpushim­i në Gjenevë. Ka pasur zëra se edhe fuqitë rajonale mund të përfshihen në konflikt. Por Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka bërë të qartë se nuk konsideron të përfshihet në luftimet në Nagorno- Karabak, një rajon i drejtuar nga armenët etnikë, por brenda territorit të Azerbajxha­nit. Shumë fuqi botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Francën, kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhersh­ëm, ndërsa Turqia ka thënë se Azerbajxha­ni ka të drejtë për vetëmbrojt­je dhe ka bërë thirrje që forcat armene të tërhiqen nga zona e konfliktit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania