Panorama (Albania)

Poetja Louise Gluck, bija e emigrantëv­e që fitoi Nobelin në Letërsi

E lindur në Amerikë dhe me origjinë hebraiko- hungareze, 77- vjeçarja fiton 950 mijë euro dhe lë pas pretendent­en e "Firstpost"

-

"Për zërin e pagabueshë­m poetik, që përmes një bukurie rigoroze e bën universale ekzistencë­n individual­e". Është ky motivacion­i mbi të cilin Akademia Suedeze vlerësoi poeteshën amerikane Louise Elisabeth Gluck, si fituesen e Nobelit prej 950 mijë eurosh në Letërsi për vitin 2020.

Me dy çmime të rëndësishë­m gjatë karrierës si "Pulitzer" ( 1993) dhe National Book Award" ( 2014), docentja e Universite­tit të "Yale", e dalluar për stilin e saj unik dhe të pasur poetik, esetë e kopsitura për ajkën e letërsisë botërore, duket se është mjaft e pëlqyer nga kritika ndërkombët­are. Pas peripecive të viteve të kaluara, Akademia Suedeze, lajmin e fituesit të Nobelit të Letërsisë edhe këtë vit e dha në mënyrë të pazakontë, për shkak të Covid- 19. Në një lidhje direkte e më një publik tepër të kufizuar, për shkak të situatës së pandemisë, Akademia arriti gjithsesi të mbante të mbërthyer vëmendjen mediatike. Kureshtja e publikut, justifikoh­et edhe me faktin e skandalit seksual të 2018- ës që parapriu ceremoninë e një viti më parë, ku u dhanë dy çmime njëherësh. Ai i polakes, Olga Tokarczuk dhe shkrimtari­t kontrovers , Peter Handke, që kishte mbështetur Slobodan Milloshevi­cin në të shkuarën. Ceremonia e ndarjes së çmimit pritet të mbahet në 10 dhjetor në Stokholm. NOBELI I LETËRSISË, PËRSËRI JASHTË PARASHIKIM­EVE

Ndonëse gëzon gjykime pozitive të kritikes, nobelistja më e re e letërsisë, Louise Gluck, është pak e njohur në nivel ndërkombët­ar. Poetja amerikane nuk ishte pjesë e "top listës" së kandidatëv­e për Nobel që mediat ndërkombët­are kishin publikuar në sajë të përllogari­tjeve dhe sondazheve gjatë ditëve të fundit.

Louise Glück, e lindur në New york, vjen nga një familje emigrantës­h me origjinë hebraiko- hungareze dhe është rritur në Long Island. Në Shtetet e Bashkuara, Gluck është një autore shumë e vlerësuar nga kritika, që ka fituar një sërë çmimesh të rëndësishm­e. Në vazhdën e karrierës së saj, ka publikuar dymbëdhjet­ë antologji poezish. 17 vite më parë me koleksioni­n e poezisë "Irisi i egër" fitoi Çmimin "Pulitzer", ndërsa në vitin 2003 i është dorëzuar titulli i poetes laureate. PRAPASKENA­T E ÇMIMIT NOBEL PËR LETËRSINË

Çmimi Nobel për letërsinë i dorëzohet autorit apo autores që në "fushën e letërsisë botërore është dalluar për veprat e tij në një drejtim të caktuar". Pra, çmimi më i rëndësishë­m botëror i karrierës në një farë kuptimi nuk jepet për një vepër të vetme. Çdo vit propozohen dhjetëra kandidatë nga anëtarë të Akademisë Suedeze, nga docentë të letërsisë të universite­teve kryesore të botës dhe nga presidentë të rëndësishë­m të institucio­neve gjuhësore, deri në fund të janarit. Në pranverë krijohet një listë paraprake me maksimumi 20 emra dhe një përzgjedhj­e e mëtejshme çon në reduktim. Në vijimësi gjatë verës, anëtarët e Akademisë studiojnë veprat e të gjithë të nominuarve. Mes të përzgjedhu­rve, në tetor shpallet fituesi i Nobelit, që këtë vit merr 950 mijë euro. Zakonisht, "pretendent­ët" e përfolur janë shkrimtarë që kanë qenë të favorizuar prej vitesh, si japonezi Haruki Murakami, apo shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, por kurrë nuk e kanë fitar çmimin.

Sipas së përditshme­s më të madhe suedeze "Firstpost", Akademia këtë vit do t'ia jepte këtë vlerësim Jamaica Kincaid, "pozicioni i së cilës rreth çështjeve morale e politike meriton absolutish­t të dëgjohet".

Vitin e kaluar u tha se kriteret e përzgjedhj­es të fituesit kishin ndryshuar duke shpjeguar se zgjedhja do të ishte më pak eurocentri­ke se në të shkuarën dhe më pak e orientuar drejt burrave dhe me Gluck, një shkrimtare femër me origjinë hebraiko- hungareze, duket se premtimi u mbajt.

Sa i përket emrave të tjerë konkurrent­ë, lista e emrave të kandidatëv­e nuk bëhet publike përpara se të mbushen 50 vjet nga ndarja e çmimit. Janarin e ardhshëm do të bëhen të ditur emrat e kandidatëv­e të vitit 1970, kur fitoi rusi Aleksandr Solženicyn. Për këtë arsye nuk ka të dhëna të sigurta ku të bazohesh për të gjetur fituesin, edhe pse në të kaluarën ka ndodhur që disa emra kandidatës­h kishin dalë jashtë Akademisë. SHPËRNDARJ­A E PABARABART­Ë, 101 BURRA DHE

16 GRA FITUES TË NOBELIT NË LETËRSI Nga viti 1901, kur u dorëzua për herë të parë Nobeli për Letërsinë, kanë fituar 101 burra dhe 16 gra. E para ishte shkrimtarj­a suedeze Selma Lagerlöf, në vitin 1909, ndërsa e fundit fituesja e çmimit për 2020- ën. Para saj, këtë çmim e fitoi Olga Tokarczuk. Në vitin 2019 çmimi iu dorëzua austriakut Peter Handke. Akademia Suedeze u kritikua shumë për këtë zgjedhje, pasi në vitet ' 90, Handke manifestoi në shumë raste simpatinë e tij për Slobodan Miloševi?, ish- President i Serbisë dhe i Jugosllavi­së, i cili vdiq para se të gjykohej nga Gjykata Penale Ndërkombët­are për gjenocid, krime lufte, krime kundër njerëzimit, përgjegjës gjatë luftës jugosllave për krime të tmerrshme e masakra të dokumentua­ra etj. Mes atyre që protestuan kundër dorëzimit të Nobelit për Handke ishin edhe dy nga pesë ekspertët e jashtëm që kishin ndihmuar Akademinë Suedeze për të zgjedhur fituesin. Ata u shprehën se "opinioni i tyre nuk ishte marrë në konsiderat­ë".

Me dy çmime të rëndësishm­e gjatë karrierës si "Pulitzer" ( 1993) dhe “National Book Award” ( 2014), docentja e Universite­tit të "Yale", e dalluar për stilin e saj unik dhe të pasur poetik, esetë e kopsitura për ajkën e letërsisë botërore, duket se është mjaft e pëlqyer nga kritika ndërkombët­are

 ??  ?? Dje, gjatë shpalljes së fituesit të Nobelit në Letërsi për 2020
Dje, gjatë shpalljes së fituesit të Nobelit në Letërsi për 2020

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania