Panorama (Albania)

Kosova pa fat, në finale për Euro shkon Maqedonia

"Dardanët" shpërdoroj­në shumë, Muriç shmang goleadën e vendasve

- TIRANE

Eliminim i dhimbshëm për Kosovën. "Dardanët" nuk ia kanë dalë dot në gjysmëfina­len e Ligës së Kombeve, duke u eliminuar nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2- 1, duke bërë që ëndrra Euro 2020 të shuhet!

Pa fat, shumë raste të shpërdorua­ra dhe mundësi të çuara dëm për të shkuar deri në fund të këtij shansi, që do ta bënte Kosovën të futej në histori me kualifikim­in në Europianin, që për shkak të pandemisë, u shty të zhvillohet në verën e vitit 2021, por ka ruajtur emrin "Euro 2020".

GOLAT Ishte një ndeshje që për nga golat u mbyll në pjesën e parë, por rastet e krijuara dhe loja e zhvilluar ishte shumë voluminoze dhe drithërues­e, sidomos në të dytin fraksion. Të 3 golat u realizuan në pjesën e parë, duke u siguruar kështu kualifikim­in për në finale maqedonasv­e. Autogoli i Kolollit dhe goli i Velkovskit vulosën këtë sfidë, ndërkohë që për "Dardanët" barazoi shifrat përkohësis­ht Hadërgjona­j. Ishte një aksion fatkeq për Kolollin, me një devijim të pafat që e dërgon sferën në rrjetën e Muriç. Kosova reagon shpejt, mirëpo Maqedonia e Veriut brenda këtij fraksioni realizon një tjetër gol avantazhi. Kaq mjafton për 45 minutat e para.

PJESA E DYTË Maqedonia e Veriut ia del që të shënojë edhe dy herë të tjera, por anulohen për pasaktësi dhe pozicione jashtë loje. Teksa Kosova ka tentuar të reagojë me disa kundërsulm­e, në fund të ndeshjes një gjuajtje e bukur e Zhegrovës grushtohet nga portieri dhe Aliti nga fare pranë nuk e shtyn drejt rrjetës, pasi portieri reagon edhe pse i shtrirë. Në fundin e ndeshjes pati sigurisht drithërima dhe zhgënjim. Një ecuri fantastike, një shans i artë për të arritur një rezultat historik, por nuk u realizua. Në përfundim të takimit futbollist­ët e Kosovës shpërthyen në lot. Maqedonia e Veriut do të luajë në finale të Ligës D për edicionin e parë, për të diskutuar me Gjeorgjinë një biletë se cila skuadër do të shkojë në Europian.

 ??  ?? Berisha në lot pas përfundimi­t të ndeshjes
Berisha në lot pas përfundimi­t të ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania