Panorama (Albania)

Nga shiu në breshër, edhe Naingolan e Galjardini me COVID

-

Interi është shndërruar në një minivatër COVID- i. Pas Bastonit dhe Shkriniari­t, edhe Naingolan dhe Galjardini kanë rezultuar pozitivë pas testeve të fundit dhe i janë nënshtruar një kontrolli të ri. Një situatë që shqetëson jo pak Konten në prag të ndeshjeve të ardhshme, me derbin ndaj Milanit në horizont. Edhe Shkriniar, po ashtu si Bastoni, nuk ka shfaqur simptoma, por rrezikon të detyrohet të kalojë periudhën e karantinës jo në Itali, por në Sllovaki, ku ndodhej për grumbullim­in me kombëtaren dhe ku pret rezultatin e tamponit të dytë që i është nënshtruar. "Lojtari është në karantinim individual pasi i është nënshtruar testit, nuk ka simptoma, ndihet mirë dhe do t'i nënshtrohe­t një tjetër testi së shpejti", ka komunikuar kombëtarja sllovake. Disa minuta pas konfirmimi­t të Federatës Sllovake, Shkriniar ka qetësuar të gjithë me një mesazh të publikuar në profilin e tij në "Instagram", në një foto ku portretizo­het duke përqafuar Bastonin: "Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet tuaja. Ndihem mirë edhe në izolim. Në ditët e ardhshme do të bëj teste të tjera. Shihemi shpejt dhe mposhtim gjithçka. Forca Inter".

SI DO TË VEPROHET - Në çdo rast, për Shkriniari­n, ashtu si për Naingolani­n, Galjardini­n dhe Bastonin ( i cili dje u largua nga grumbullim­i me Italinë U- 21 në Tirrenia për t'u rikthyer në shtëpi ku do të nisë periudhën e karantinim­it), parashikoh­et mungesa në derbin e 17 tetorit me Milanin dhe pritet e njëjta gjë edhe për angazhimin e parë sezonal në Ligën e Kampioneve kundër Borusia Mynshengla­dbahut të 21 tetorit. Ndërkohë, në qendrën stërvitore programi i stërvitjes është rindërtuar pikërisht në sajë të rasteve pozitive: si masë mbrojtëse nuk lejohen stërvitjet në grup, por vetëm ato individual­e. Për momentin nuk mendohet të ketë izolim, lojtarëve u lejohet vetëm zhvendosja shtëpi- punë, por situata mund të ndryshojë gjatë ditëve të ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania