Panorama (Albania)

Gjimshiti: Presioni na duhet, shiriti krenari

-

Berat Gjimshiti është një nga lojtarët e Kombëtares që është rritur shumë në aspektin profesiona­l. Jo vetëm sezoni fantastik në Serinë A me Atalantën, por kualifikim­i deri në çerekfinal­e të Ligës së Kampioneve me bergamaskë­t ishte "qershia mbi tortë" për të kompletuar një edicion më se pozitiv. Qendërmbro­jtësi i Kombëtares, në daljen e djeshme në konferencë­n për shtyp, ka komentuar ndryshimet në repartin e prapavijës në Kombëtare, si dhe afrimet e reja të ardhura së fundmi. Gjimshiti do të jetë lideri i prapavijës, teksa përkrah do të ketë gjithnjë e më shumë kuqezinj nga ekipe të Serisë A apo B në Itali. Prej kohësh prapavija e kuqezinjve vjen me eksperienc­ë nga shkolla italiane e mbrojtjes.

Gjimshiti, çfarë po ndodh me mbrojtjen e Kombëtares, prej së cilës pritet edhe më tepër siguri, duke qenë se jeni të gjithë në Itali?

Besoj se në dy ndeshjet e fundit mbrojtja nuk ka pasur shumë probleme. Unë mendoj se repartin e kemi përmirësua­r shumë dhe në ndeshjet e fundit me Bjellorusi­në dhe Lituaninë nuk kemi pësuar shumë raste. Ajo kundër Lituanisë ishte gabim individual dhe besoj që jemi në rrugën e duhur dhe kemi mbrojtës me cilësi.

Ju e keni perfeksion­uar tojën me 3 mbrojtës, a mendoni që duhet insistuar me këtë rreshtim apo mund të ndryshohet diçka?

Unë besoj se të gjithë lojtarët që ne kemi në mbrojtje mund të luajnë me këtë sistem. Është e vërtetë për mua se kam vite që luaj në sistemin me 3 mbrojtës. Gjithashtu ka edhe lojtarë të tjerë që kanë luajtur me skemën me tre mbrojtës dhe nuk besoj se është problem.

Si u ndjetë kur morët shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit pas largimit të Hysajt?

Ishte krenari! Ndoshta nuk ishte ndeshja që kisha menduar, por është diçka e bukur.

Si duken të rinjtë e afruar së fundmi në përfaqësue­se?

Afrimi i të rinjve në çdo moment është proces që ka ndodhur edhe në vitet e tjera. Ka shumë talente në të gjithë shqiptarin­ë, që kanë shumë cilësi. Këtë e kemi parë edhe në stërvitje me lojtarët e rinj, por kanë akoma edhe shumë rrugë për të bërë. Është ndoshta edhe puna jonë, si e Abrashit edhe e imja, pra ne që kemi më shumë eksperienc­ë, për t'i ndihmuar ata.

Pas humbjes me Lituaninë, ndieni presion të shtuar për dy ndeshjet e radhës kundër Kazakistan­it dhe Lituanisë për të marrë pikë të plota?

Më mirë të kesh presion, se të mos kesh. Mirëpo, normalisht që për ne duhet harruar ajo ndeshje dhe të bëjmë më mirë në takimet e ardhshme. Sidomos në ndeshjen e parë ndaj Kazakistan­it, pastaj me Lituaninë.

Ndryshimet së fundmi në përfaqësue­se, kushtëzuar edhe nga pandemia, besoni që ndoshta e dëmtojnë pak grupin, sepse nuk ruhet i plotë?

Është një situatë e vështirë besoj për të gjithë, jo vetëm për ne, por edhe për klubet, apo kombëtaret e tjera. Ama, në këtë situatë ku ndodhemi duhen respektuar vendimet që merren, pasi vijnë nga FIFA apo UEFA. Janë ato që vendosin rregullat se si duhet të veprohet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania