Panorama (Albania)

“Fitoret janë detyrim, e vuaj ende humbjen me Lituaninë”

-

Amir Abrashi krijoi jo pak ankth në ditët e para të grumbullim­it. Mesfushori i Fraiburg nuk bëri stërvitje të plota për shkak të një shqetësimi muskulor. Dje, në konferencë­n për shtyp nga kompleksi "Tropikal" ku Kombëtarja qëndron e grumbullua­r, futbollist­i i Kombëtares ka konfirmuar gatishmëri­në e tij për këto dy ndeshje. Në fjalët e tij të pakta, "Pitbulli" kuqezi tregon me deklaratën e tij se nuk ka rëndësi skema, por funksionim­i i grupit për të bërë që gjithçka të shkojë siç duhet në fushë.

Forma - Amir Abrashi ka komentuar gjendjen e tij fizike, duke konfirmuar se është i gatshëm dhe nuk ka më asnjë shqetësim. "Për momentin jam mirë, edhe për ndeshjen nuk ka problem, jam 100% i gatshëm. Kisha vetëm diçka muskulore në ditët e para, por tani çdo gjë është në rregull", është shprehur ai fillimisht.

Lider - Amir Abrashi është ndër lojtarët me më shumë ndeshje si kuqezi, si edhe ndër ata me moshën më të madhe, ndaj për mesfushori­n shtohet përgjegjës­ia për të bërë edhe në njëfarë mënyre liderin në fushë. "Në këtë ndeshje unë jam ai që kam më shumë ndeshje pas Berishës. Në këtë grumbullim e ndiej veten mirë. Dua ta ndihmoj ekipin me eksperienc­ën time dhe ta forcojmë sërish grupin", ka vijuar mesfushori.

Skema - Eksperienc­a që ka me Kombëtaren, apo edhe me Fraiburgun në Gjermani i kanë dhënë mundësinë që të provojë shpesh disa rreshtime në fushën e lojës dhe Abrashi përgjigjet në lidhje me sistemin 3- 5- 2 që përzgjedh Reja. "Skemat i kam pranuar prej kohësh. Nuk ka rëndësi skema që luajmë, por e rëndësishm­e është të funksionoj­ë grupi dhe jemi në drejtim të mirë. Edhe pse e kemi humbur ndeshjen me Lituaninë, shpresojmë të marrim 3 pikë me Kazakistan­in. Ende e vuaj ndeshjen me Lituaninë, gjithashtu edhe të tjerët. E kemi detyrë për të marrë dy fitore. Por ndeshja e parë është të dielën, uroj që të marrim tri pikë dhe pastaj flasim për Lituaninë", ka deklaruar Abrashi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania