Panorama (Albania)

PER KOMPENSIMI­N

Fatura e pronave, kush do marrë paratë në dorë

- Ministrja Kushi

Zbardhet raporti i Agjencisë së Pronave për pjesën e parë të vitit. Çfarë parashikoh­et në skemat e kompensimi­t për pronarët dhe rastet kur merren paratë në dorë deri në 100%

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i është përgjigjur për herë të parë në media akuzave për plagjiatur­ë, të kryera në ditën e dytë të saj në krye të dikasterit të arsimit.

Nga Akademia e Shkencave, në konferencë­n e parë pas marrjes së detyrës, Kushi deklaroi se artikulli i botuar në revistë ka kaluar në të gjitha sitat editoriale, ndërsa duket se e ngushëllon fakti se përpos saj, mbi të tjerë emra në politikë rëndon e njëjta akuzë. “Nuk ka mbetur politikan i nivelit të lartë pa u akuzuar për plagjiatur­ë. Këtë e kemi dëgjuar të gjithë. Akuza ndaj meje është bërë për një nga artikujt, punime shkencore që më duhet ta them se kur e kam dërguar për botim, ka kaluar në të gjitha bordet e revistës dhe është shqyrtuar prej tyre e më pas është botuar. Kjo është ajo që mund të them për këtë çështje”. Por, nëse do ta përdor platformën antiplagji­aturë, produkt i paktit të qeverisë me studentët, për të bindur zërat kritikë për të kundërtën, Kushi u përgjigj kështu. “Pakti për universite­tin ka qenë një nga iniciativa­t e qeverisë shqiptare që do i qëndrojë një më një, pavarësish­t problemati­kave të tërmetit dhe pandemisë. Një nga këto është softueri për ta vërtetuar këtë”. BASHKËPUNI­MI PËR SHKENCËN Numri një i arsimit zhvilloi një takim me kreun e Akademisë së Shkencave, me qëllim për të gjetur urat e komunikimi­t midis universite­tit dhe kërkimit shkencor. “Ndër vite ka pasur problemati­ka në këtë drejtim. Universite­tet bëjnë punë kërkimore shkencore, por mungonte një bashkërend­im, që punët studimore t’u përgjigjen zhvillimev­e të momentit”, nënvizoi Kushi, i ndjekur nga Skënder Gjinushi, i cili ndan të njëjtin mendim për të bashkëpunu­ar ngushtë. “Në këtë hapësirë, bashkëpuni­mi është i domosdoshë­m. Është momenti që Akademia të vihet në rolin e koordinato­rit të dijes në shkollat e larta. Në çdo gjë Ministria e Arsimit dhe Akademia e Shkencave janë të detyruara të bashkëpuno­jnë. Krahas kësaj ndalem edhe te ligji i ri për Shkencën, që është në përpunim e sipër, por edhe në mbështetje­n që kërkon Akademia”.

COVID- 19 NË SHKOLLA Sa i përket situatës së Covid- 19 në shkolla, edhe pse nuk bën transparen­cë mbi shifrat e deritanish­me të mësuesve dhe nxënësve të infektuar, e vetmja problemati­kë e ministres janë të dhënat e pasqyruara në media. “Shifrat janë shumë dinamike, por unë ju siguroj që situata është nën kontroll. Asgjë nuk ka kaluar përtej pritshmëri­eve tona. Unë kam qenë çdo ditë në teren që kur kam marrë detyrë. Masat sipas udhëzimeve janë respektuar. Shpesh shoh nëpër media për vatra infeksioni apo për shifra që nuk janë të vërteta”, deklaroi Kushi. Duke shtuar se situata është nën kontroll dhe deri më tani nuk kemi mbyllur asnjë shkollë dhe asnjë klasë.

RREGULLAT PËR KANDIDATËT 1. Të paraqitet pranë QSHA- së, i pajisur me mjetet mbrojtëse, maskë dhe doreza plastike; 2. Të zbatojë ruajtjen e distancës fizike 1,5 – 2 metër nga kandidatët e tjerë.; 3. Të ketë me vete vetëm dokumentet e kërkuara dhe mjetin e identifiki­mit; 4. Të ketë me vete stilolaps për nënshkrimi­n e deklaratës dhe rezultatit të provimit; 5. Të mos ketë me vete celularë, çanta dhe sende të tjera personale të panevojshm­e për zhvillimin e provimit.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja Kushi dhe kreu i Akademisë së Shkencave, Gjinushi
Ministrja Kushi dhe kreu i Akademisë së Shkencave, Gjinushi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania