Panorama (Albania)

Nga vlerësimi për ministrat te ndryshimi i kryesisë dhe sekretarëv­e, çfarë pritet të vendosë sot Asambleja e PS

Integrimi, Holanda ndan Shqipërinë nga Maqedonia, Soreca: Duhet të arrestohen zyrtarë të lartë

- TIRANE

Pas vështirësi­së për të hapur procesin e negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipëria duket se do të gjendet sërish përballë një pengese jo të vogël për të organizuar tryezën e parë ndërqeveri­tare të negociatav­e.

Paralajmër­imi i fortë për Shqipërinë këtë herë ka ardhur nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok. Ky i fundit, duke folur në Parlamenti­n holandez ka bërë thirrje haptazi për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit. Sipas Blok, bëhet fjalë për një proces që avancon ose ngec në bazë të performanc­ës individual­e të çdo shteti. “Ne mirëpresim dallimin e bërë midis kornizave negociator­e për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo është në përputhje me qëllimin e qeverisë për të shkëputur fatin e tyre për negociatat, sepse në fund të fundit, negociatat duhet të bazohen në meritat individual­e të të dy vendeve. Për këtë arsye është e rëndësishm­e që të zhvillohen dy procese të pavarura negocimi”, tha Blok në Parlamenti­n holandez. PROBLEMET E SHQIPËRISË Shefi i diplomacis­ë holandeze në qëndrimin e tij në Parlament u ndal edhe në problemati­kat që Shqipërisë, që vendi duhet t’i tejkalojë para se palët të ulen në tryezën e parë ndërqeveri­tare. “Mbajtja e Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Demonstrim­i i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mosmarrëve­shjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e”, deklaroi ministri i Jashtëm holandez. AMBASADA HOLANDEZE Ndërkohë, pas deklaratav­e të Blok në Parlamenti­n holandez, ka reaguar edhe ambasada e këtij vendi në Shqipëri, duke dhënë detaje për sa i takon procesit dhe se kur do të merret një vendim për ecurinë e negociatav­e të Shqipërisë. “Dje,

Parlamenti holandez diskutoi shkurtimis­ht një letër që ministri i Jashtëm, Blok i pati dërguar parlamenti­t në datë 4 shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel.

Në datë 6 tetor, Holanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e së cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020- ën. Si zakonisht, qeveria holandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete Parlamenti­t në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurav­e parlamenta­re. Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithsh­me në nëntor, ku do të diskutohet paketa e zgjerimit,” shkruhej në deklaratën e ambasadës.

Mbajtja e Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare me Shqipërinë varej nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Demonstrim­i i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë.

 ??  ?? RAMA NE NJE NGA MBLEDHJET E ASAMBLESE SE PS
RAMA NE NJE NGA MBLEDHJET E ASAMBLESE SE PS
 ??  ?? Stef Blok
Stef Blok
 ??  ?? Ministri i Jashtëm. Stef Blok
Ministri i Jashtëm. Stef Blok
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania