Panorama (Albania)

Hakmarrja, përplas për vdekje vrasësin e babait

Myslim Estrefi po drejtonte makinën në gjendje të dehur, ngjarjen e raportoi në Polici si aksident të paqëllimsh­ëm

-

Një 41- vjeçar nga fshati Romanat i Durrësit është arrestuar nga Policia, pasi ka vrarë duke përplasur me makinë bashkëfsha­tarin e tij, djalin e personit që i vrau babanë para 14 vitesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 15: 00, në fshatin Romanat, i cili ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të qytetit të Durrësit. Shtetasi Myslim Estrefi, 41 vjeç, përplasi me makinë bashkëfsha­tarin e tij ( të afërm me njëri- tjetrin), Shaqir Estrefi, 57 vjeç. Fillimisht, Myslim Estrefi e ka raportuar ngjarjen si aksidental­e pranë Policisë, por hetimet kanë treguar se bëhej fjalë për një vrasje me dashje për hakmarrje, pasi 14 vite më parë, babai i viktimës, Qamil Estrefi, pati vrarë babanë e autorit, Zydi Estrefi. Mësohet se në momentin e ngjarjes, 41- vjeçari ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, pasi gjatë drekës kishte konsumuar alkool. Myslim Estrefi u arrestua për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe "Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt", pasi dyshohet se përplasi qëllimisht shtetasin Shaqir Estrefi, 41 vjeç, për hakmarrje.

AKSIDENTI Policia e Durrësit njoftoi pasditen e së shtunës për një aksident të ndodhur në fshatin Romanat, ku një 41vjeçar kishte përplasur për vdekje me makinë bashkëfsha­tarin e tij, shtetasin Shaqir Estrefi. Sipas Policisë, Myslim Estrefi, në momentin që ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen, ishte në gjendje të dehur. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërriti Policia dhe ekspertët e aksidentev­e rrugorë, të cilët nisën hetimet për ngjarjen, duke arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, Myslim Estrefin. "Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15; 00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip ' Fiat', në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin, shtetasin Sh. E., 57 vjeç, banues në

Rromanat, Durrës, i cili, si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë", sqaroi fillimisht Policia e Durrësit. HAKMARRJA PËR TË ATIN Nga hetimet, Policia zbuloi se nuk ishte një aksident automobili­stik, por një përplasje e qëllimtë e autorit ndaj viktimës, 57 vjeç, duke marrë hak për babanë që ishte vrarë më armë zjarri nga i ati i viktimës 14 vite më parë. "Falë veprimeve profesiona­le rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor, por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje. Shtetasi M. I. dyshohet se ka goditur shtetasin Sh. E. për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q. E. ( babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z. I. ( babai i të dyshuarit). Si rezultat i këqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbullua­ra dhe veprimeve profesiona­le të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Myslim Estrefi, i cili akuzohet për veprat penale ' Vrasja me paramendim' dhe ' Drejtimi i automjetev­e në mënyrë të parregullt'", bëri të ditur Policia. Ndërkohë, për të bërë dokumentim­in sa më të plotë të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit ka marrë edhe dëshmitë e familjarëv­e të viktimës. Kanë qenë këta të fundit, të cilët kanë insistuar duke thënë se vdekja e 57- vjeçarit nuk ishte aksidental­e, por e qëllimtë nga ana e 41- vjeçarit. Ata kanë treguar konfliktin që kanë me familjen e Myslim Estrefit, atë të hasmërisë.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima, Shaqir Estrefi
Viktima, Shaqir Estrefi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania