Panorama (Albania)

“Pakti për detin, me rëndësi për integrimin e Shqipërisë”

Dendias: Siç e zgjidhëm me Italinë dhe Egjiptin, shpresojmë në nënshkrimi­n e një marrëveshj­eje edhe me Shqipërinë

- TIRANE

Arritja e një marrëveshj­eje për ndarjen e kufirit detar në Jonin Verior mes Shqipërisë dhe Greqisë është komentuar sërish nga ministri i Jashtëm helen, Nikos Dendias.

Ky i fundit, përmes një interviste të dhënë në mediat e Athinës, ka deklaruar që shumë shpejt shpreson që të arrihet një marrëveshj­e mes dy vendeve për ta ndarë kufirin detar në Jonin Verior, siç më herët gjatë këtij viti Greqia ka bërë me Italinë dhe Egjiptin. Duke folur për marrëveshj­en e 2009- ës, e cila nuk mundi të konkretizo­hej, Dendias tha se një përmbyllje sa më e shpejtë e këtij procesi për Shqipërinë do të thotë një hap më tej në rrugën e integrimin europian. Sipas tij, diskutimi për këtë çështje do të bëhet në kontekstin e një fqinjësie të mirë mes dy vendeve, me qëllimin që asnjë prej dy vendeve të mos dalë i zhgënjyer. “Është zgjedhje e Greqisë përcaktimi i shefit kontinenta­l dhe zonës ekskluzive ekonomike të bazohet në të drejtën ndërkombët­are, me të gjitha vendet fqinje. Kështu, dëshirojmë edhe me Shqipërinë të zgjidhim këtë çështje të prapambetu­r sa më shpejt të jetë e mundur. Siç deklarova pak kohë më parë në Parlament, në debatin për ratifikimi­n e marrëveshj­eve të demarkacio­nit detar me Italinë dhe Egjiptin, shpresoj që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshj­eje me Shqipërinë. Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshj­e në vitin 2009, por që nuk pati zhvillim për arsyet e njohura tashmë. Shpresoj që së shpejti të mundemi të rikapim sërish fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë në rezultate të kënaqshme për të dyja palët. Është e rëndësishm­e, në kontekstin e marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektiv­ën europiane të vendit tonë fqinj, Shqipërisë, që të mbyllen të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo automatiki­sht do të drejtojë në një azhurnim të marrëdhëni­eve tona dypalëshe dhe do të jetë në të mirën e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera ministri grek në një intervistë për mediat në Athinë. Vlen të theksohet se çështja e ndarjes së kufirit detar është përdorur herë pas here nga Athina zyrtare në kontekstin e mbështetje­s për rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Po ashtu, kjo intervistë e Dendias vjen vetëm pak javë pas deklaratës së fortë të Kryeminist­rit grek, Mitsotakis, i cili deklaroi në Parlamenti­n Grek që Athina

Është e rëndësishm­e, në kontekstin e marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë dhe duke marrë parasysh perspektiv­ën europiane të vendit tonë fqinj

zyrtare do të zgjerohet me 12 milje në Veri të detit Jon. Ditë më pas, në fillim të shtatorit, ishte vetë ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili deklaroi se do të vizitonte Tiranën me qëllim të posaçëm për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar në Jon.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania