Panorama (Albania)

Basha rikthen planin me 5 pika: Rama, përgjegjës­i penale për krizën

Sot mblidhet komisioni me 5 anëtarë, përgatitet raport për çdo kandidat dhe i dërgohet kryesisë, më pas voton Këshilli Kombëtar

-

Qarku i Tiranës ishte i fundit që votoi për të votëbesuar ose jo emrat që i kishte çuar komisioni i përbërë nga 5 anëtarë Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Genc Ruli, Enriketa Papa dhe Mark Marku.

Në përfundim të votimit rezultoi se vetëm mjeku, Andrin Tahiri, në njësinë numër tre kishte marrë më shumë se 20% të votave të hedhura në kuti si vota kontestues­e duke e përjashtua­r kështu nga gara. Ndërkohë 139 kandidatët e tjerë u rikonfirmu­an për të vijuar garën për të qenë pjesë e listës së PD- së në zgjedhjet e ardhshme. Selia blu nuk dha detaje në lidhje me votimin e anëtarësis­ë në lidhje me kandidatët. Drejtuesit e procesit kërkuan të shmangnin këtë pjesë për të mos krijuar pakënaqësi mes të djathtëve. Por, megjithatë, rezultatet konkrete nuk munguan. Ndërkohë gazeta “Panorama” ka mbledhur të dhëna në disa prej degëve të kryeqyteti­t. Nga informacio­net e mbledhura ajo që vihet re është ish- ministri i PD- së, Florin Mima. Sipas burimeve, Mima mësohet se nuk ka marrë asnjë votë kontestues­e dhe është ndër të vetmit. Nga të dhënat e siguara përmes burimeve nga radhët e demokratëv­e në njësinë numër një ndër më të kontestuar­it është kandidatja, Lili Sula dhe anëtari i kryesisë së PD- së Enno Bozdo, ndërsa ish- deputeti Bumçi ka marrë 45 vota kontestues­e. Në njësinë numri i kandidatëv­e që kanë qenë në garë ka qenë më i lartë por ajo që kemi mësuar përmes burimeve është se sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, ka marrë 11 vota kontestues­e, ndërsa Florion Mima nuk ka marrë asnjë votë. Ndërkohë, në degën tjetër numër tre ka qenë edhe skualifiki­mi i vetëm i z Tahiri me 288 vota kontestues­e. Ndërsa sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, ka marrë një numër relativish­t të ulët. Risi në listën e PD- së është edhe ish- kryepolici i Tiranës, Erzen Breçani. Ky i fundit është mirëpritur nga anëtarësia dhe sipas burimeve në degën 4 ka marrë 10 vota kontestues­e. Qarku i Tiranës ka një vëmendje të shtuar nga partitë politike, pasi prodhon edhe numrin më të lartë të deputetëve në parlament. Në listat e PD- së që u votuan nga anëtarësia ishte një numër i konsiderue­shëm i grupit parlamenta­r të vitit 2017, por po ashtu u sprovuan tek anëtarësia edhe një pjesë e mirë e kryesisë së PD- së. Pas fazës së votimit tani lista e atyre që kaluan sprovën ka mbërritur në komisionin e vlerësimit dhe këta të fundit që mblidhen sot do të hartojnë një raport për çdo kandidat dhe do t’i

Nga informacio­net e mbledhura ajo që vihet re është ish- ministri i PD- së, Florin Mima. Sipas burimeve, Mima mësohet se nuk ka marrë asnjë votë kontestues­e dhe është ndër të vetmit. Nga të dhënat e siguara përmes burimeve nga radhët e demokratëv­e në njësinë numër një ndër më të kontestuar­it është kandidatja, Lili Sula dhe anëtari i kryesisë së PD- së Enno Bozdo, ndërsa ish- deputeti Bumçi ka marrë 45 vota kontestues­e

bashkëngji­tet listës së kandidatëv­e. Lista i shkon kryesisë së PD- së dhe më pas do të ketë edhe një votim nga këshilli kombëtar i PD- së.

 ??  ??
 ??  ?? KREU I PD, BASHA DUKE VOTUAR
KREU I PD, BASHA DUKE VOTUAR
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania