Panorama (Albania)

Nis punën KQZ- ja e re, Celibashi: Gati drafti për teknologji­në në zgjedhje

-

Zyrtarisht, dje ka nisur punën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas formatit të ri që u përcaktua në Kodin Zgjedhor që u votua në 23 korrik në Kuvend. Në fjalën e tij para mediave, kryekomisi­oneri, Ilirian Celibashi, u shpreh se implementi­mi i teknologji­së do të jetë një nga sfidat e institucio­nit që ai do të drejtojë. Sipas tij, puna për të arritur futjen e teknologji­së në zgjedhje nuk do të jetë vetëm në dorën e KQZ- së, pasi një rol me peshë do të ketë edhe mbështetja nga qeveria në kuadër të lëvrimit të financave. Celibashi theksoi në fjalën e tij më tej se shumë shpejt do të përfundojë hartimi i paketës së drafteve për këtë proces për t’i kaluar më pas Komisionit Rregullato­r të KQZ- së. “Është e vërtetë që ky është një proces mjaft kompleks dhe kërkon angazhimin e disa faktorëve, jo vetëm të institucio­nit të KQZ- së. Qeveria shqiptare ka një përgjegjës­i të spikatur në lidhje me këtë çështje. Ne jemi në kontakt dhe besoj se gjatë kësaj jave do të kemi zhvillime dhe më konkrete në lidhje me këtë çështje. Shumë shpejt do të përgatisim draftin e akteve përkatëse që do të shqyrtohen nga Rregullato­ri. Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses në lidhje me këtë çështje, pasi jemi të ndërgjegjs­hëm se ka mjaft sensibilit­et nga politika në lidhje me këtë çështje. Dhe për sa kohë qoftë edhe një pjesë e saj e shikon si një aspekt që lidhet ngushtësis­ht me integritet­in e procesit zgjedhor, ne kemi të gjithë fokusin tek kjo çështje”, u shpreh Ilirian Celibashi. Gjatë këtij takimi të parë të KQZ- së së re, u prezantuan edhe anëtarët e Komisionit rregullato­r dhe atij të ankesave. Në Komisionin Rregullato­r janë përzgjedhu­r Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj. Ndërsa në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksionev­e janë zgjedhur Ilirjan Rusmali, Elvin Lako, Koli Bele, Elvis Çefa dhe Ledio Braho. Sakaq, e pranishme në këtë prezantim të parë të KQZ- së së re ishte edhe zv. kryekomisi­onerja, Lealba Pelingu, e cila do të ketë si detyrë kryesore të saj ndjekjen procesit për implementi­min e teknologji­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania