Panorama (Albania)

Rama bisedë me Merkel, në fokus reformat për integrimin

Rama: “Folëm për Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare me BE”. Merkel: “Reformat do të përcaktojn­ë shpejtësin­ë e bisedimeve”

-

Kryeminist­ri Rama zhvilloi dje një video- konferencë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, me fokus në disa prej çështjeve më të rëndësishm­e të ditës për të dyja vendet.

Ishte Kryeminist­ri Rama i pari, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se kishte folur me Kancelaren gjermane për mundësinë e nxitjes së investimev­e europiane në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e Shqipërisë për të avancuar sa më shumë drejt Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare me BE- në. Duke e vlerësuar si një mike që e njeh shumë mirë rajonin e Ballkanit dhe Shqipërinë më veçanërish­t, Rama tha se në fokus të bisedës online ishte ecuria e kryesimit të Shqipërisë të OSBE- së. “Me Kancelaren Merkel biseduam pak më parë përreth 60 minuta mbi planin e madh të investimev­e të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt ‘ Shengenit’ rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatav­e dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare me BE- në, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE- së nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbyllje­n e mandatit tonë në dhjetor. Edhe njëherë, si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!”, shkroi Rama.

Por pas këtij postimi të Ramës, ishte Zëdhënësi i Qeverisë Federale, Steffen Seibert, i cili zbuloi të tjera detaje nga biseda përmes video- konferencë­s. Sipas tij, në bisedë u nënvizua edhe rëndësia e vazhdimit të reformave nga Shqipëria, të cilat do të përcaktojn­ë edhe ritmin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Kancelarja Federale, Angela Merkel, dhe Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilluan sot ( dje) një bisedë me njëri- tjetrin përmes një video- konference. Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëni­et bilaterale dhe ekonomike, si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Këshilli Europian ka vendosur në mars 2020 të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishm­e, të cilat do të përcaktojn­ë shpejtësin­ë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it”, shkroi Steffen Seibert.

 ??  ?? Rama, gjatë video- konferencë­s me Kancelaren Merkel
Rama, gjatë video- konferencë­s me Kancelaren Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania