Panorama (Albania)

Pas Asamblesë Rama mbledh drejtuesit në qarqe

Kush ishin porositë e kryesocial­istit për krerët politikë

-

Kryeminist­ri Rama u takua dje me krerët politikë të 12 qarqeve në selinë rozë në kuadër të përgatitje­ve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Takimi, që tani po rikthehet një rutinë në selinë e Partisë Socialiste, ishte me praninë e të gjithë drejtuesve politikë, kryesocial­istit Rama dhe Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Partisë, Taulant Balla. Ky takim i përjavshëm këtë herë vjen pas mbledhjes së Asamblesë më 9 tetor në ambientet e Amfiteatri­t në Liqenin e Tiranës. Në asamblenë e datës 9 tetor, si asnjëherë më parë, nuk u bë asnjë ndryshim i kryesisë së partisë, por edhe në sekretaria­tet përgjegjës­e.

Në mbledhjen e zhvilluar dje mësohet se Rama ka dhënë disa porosi për drejtuesit politikë, por me fokusin kryesor për të pasur një qasje të re me bazën e partisë. Rama sërish edhe në mbledhjen e djeshme ka ngulmuar që t’i raportohet çdo drejtor apo njeri me përgjegjës­i në administra­të që nuk është në ritmin e kërkuar të reformave, apo që nuk ka angazhimin e duhur. Gjithashtu, një tjetër temë që është diskutuar në këtë mbledhje ka pasur të bëjë me përplasjen e fundit Rama- Meta. Kryesocial­isti ka qenë i interesuar të dijë se cili është qëndrimi i bazës në lidhje me këtë çështje, duke ditur edhe “background”- in e Presidenti­t si socialist dhe drejtues i lartë ndër vite i kësaj partie. Kreu i Partisë Socialiste ka kërkuar gjithashtu raporte të detajuara për problemati­kat specifike të çdo rajoni apo komuniteti të veçantë në të 12 qarqet e vendit. Organizimi i Partisë Socialiste këtë vjeshtë në qarqe pësoi disa ndryshime të vogla. Në Durrës, me përgjegjës­inë për të drejtuar politikish­t këtë qark, është ngarkuar kreu i OSHEE- së, Ardian Çela. Ndërsa nga qarku i Lezhës pati një largim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për t’ia lënë vendin në këtë pozicion ish- ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Gjithashtu, edhe në qarkun e Shkodrës pati sërish ndryshime, pasi drejtimi politik i këtij qarku iu besua ish- ministrit të Shëndetësi­së, Ilir Beqaj. Ndërsa në qarkun e Kukësit frenat e drejtimit të fushatës së PS- së i ka marrë kryebashki­aku i Kukësit, Safet Gjici. Në Tiranë, përveç kryebashki­akut Erion Veliaj, janë ngarkuar me përgjegjës­i edhe Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Nëse ky i fundit fokusin e punës së tij do ta ketë brenda kryeqyteti­t, Spiropali do të përqendroh­et më shumë në bashkitë e tjera të qarkut të Tiranës. Sakaq, në qarqet e tjera të vendit drejtimi politik i PSsë nuk ka pësuar ndryshime dhe do të jenë sërish të njëjtët njerëz që drejtuan edhe fushatën e 2017- ës. Për 25 prillin Kryeminist­ri Rama u ka shpallur si objektiv drejtuesve politikë mbledhjen e votave që do të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania