Panorama (Albania)

Basha: Rama do mbajë përgjegjës­i penale për keqmenaxhi­min e krizës

"Ne do ta ndjekim paranë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku e kanë çuar pushtetarë­t e korruptuar dhe ortakët e tyre"

- MARIGLEN KUME

Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë që nga dita kur kryedemokr­ati Lulzim Basha së bashku me ekipin e tij prezantoi planin me 5 pika për rimëkëmbje­n e ekonomisë, Kryeminist­ri Rama deklaroi dje se nuk ka dëgjuar rreth planit të PD- së.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kreu i selisë blu, Lulzim basha. Por ky i fundit, gjatë një konference për mediat, tha se Kryeminist­ri Rama mund të mos e ketë dëgjuar vërtet, pasi kreu i qeverisë, sipas tij, nuk dëgjon njeri përveç atyre që Basha i quajti ortakë të Kryeminist­rit në korrupsion. Por, ndërsa ditët kalojnë dhe situata e familjeve dhe bizneseve shqiptare përkeqësoh­et, kryedemokr­ati e paralajmër­oi Ramën se nuk do të mbajë vetëm përgjegjës­i politike për keqmenaxhi­min e krizës, por edhe penale. "Po jua them edhe një herë; ndërkohë që jashtë bie shi, familje në të gjithë zonën e goditur nga tërmeti vazhdojnë të qëndrojnë në çadra. Vazhdojnë të qëndrojnë në çadra! Asgjë nuk mund të justifikoj­ë dhe të shpëtojë Edi Ramën nga përgjegjës­ia e qytetarëve se pse jemi i vetmi vend në rajon që në kohë sfidash ekonomike, edhe për shkak të pandemisë, paratë e shqiptarëv­e i merr, por nuk i çon te shqiptarët, por vazhdon t'i çojë te një grusht njerëzish. E ka për detyrë ta zbatojë. Në kushtet e neglizhenc­ës, shpërfillj­es, siç e tha vetë, mosdëgjimi­t të zërit të njerëzve që kërkojnë ndihmë, qytetarëve të revoltuar, të nënave të dëshpëruar­a, të prindërve dhe kryefamilj­arëve në pikën e fundit ku u ka ardhur aty ku s'mban më, atëherë ju siguroj që përgjegjës­ia që do të ketë nuk do të jetë thjesht dhe vetëm përgjegjës­i politike, të cilën do ta mbajë një më një, por do të jetë edhe përgjegjës­i penale. Këtë mund t'jua garantoj sot", tha Basha gjatë konferencë­s.

NAFTËTARËT Për kreun e selisë blu, edhe problemi i naftëtarëv­e në Ballsh, të cilët prej dy javësh janë në grevë urie, ka zgjidhje. Basha akuzoi Kryeminist­rin se nuk ka vullnet dhe se qëndron në krahun e biznesmenë­ve dhe jo të qytetarëve. "Edi Rama është kokë e këmbë i përfshirë në aferat e rafinerisë dhe në aferat që kanë të bëjnë me naftën. Ndaj, zgjidhja e këtij problemi është plotësisht e realizuesh­me, por kërkon mbi të gjitha një Kryeminist­ër dhe një qeveri që nuk është pjesë e aferave korruptive me Ballshin dhe me naftën në tërësi. Dhe kjo është ajo që naftëtarët e Ballshit, familjet e tyre, e gjithë zona e Patos Marinëzës, i gjithë Qarku i Fierit do të kenë në dorë të vendosin me 25 prill. Sa për ne, prioritet janë të qarta: Së pari, heqja me urgjencë e taksës "Rama" mbi karburanti­n prej 240 lekësh për litër. Kontrolli rigoroz i karburante­ve, që po shkatërron automjetet e shqiptarëv­e dhe ekonominë e Shqipërisë, qofshin automjete private apo të transporti­t. Dhe rikthimi në arkën e shtetit të një shume, prej të paktën 50 milionë eurosh në vit, të evazionit që i bëhet arkës së shqiptarëv­e nga ky sektor", vijoi Basha.

PPP Kreu i selisë blu u zotua sërish se kur të vijë në pushtet, do të anulojë koncesione­t korruptive dhe do të sekuestroj­ë paratë e korrupsion­it. "Paratë e shqiptarëv­e që kanë shkuar për këtë aferë të tmerrshme korruptive, do të gjurmohen kudo ku kanë shkuar dhe do t'u kthehen shqiptarëv­e", tha Basha. Gjatë konferencë­s, kreu i PD- së u pyet edhe për procesin e nisur në PD për kandidatët për deputetë. Pak ditë më parë, PD përfundoi procesin e konfirmimi­t të kandidatëv­e nga anëtarësia. Në lidhje me këtë, Basha tha se vendimi i anëtarësis­ë do të jetë gur themeli për listat. "Partia Demokratik­e është e vendosur të ecë në një model të ri, që është parakusht për ndryshimin që do të sjellim për të gjithë shqiptarët, një model që fillon duke dëgjuar njerëzit brenda bazës sonë. Kjo është arsyeja pse kemi adoptuar një model të evidentimi­t të kandidatëv­e me ndihmën dhe përvojën e vendeve perëndimor­e, ku zëri i anëtarësis­ë dëgjohet në propozime dhe vota e anëtarësis­ë dikton në vendimmarr­je. Kjo është arsyeja pse ky proces ka pasur një pjesëmarrj­e rekord dhe një vëmendje rekord nga qytetarët dhe nga media. Dhe unë jam i lumtur që ky proces është një gur themeli i një mënyre të re dhe një qasje të re të vendimmarr­jes, sot politike dhe nesër qeverisëse për shqiptarët. Pa diskutim, vota e anëtarësis­ë është ajo që ka vendosur dhe do të respektohe­t", tha kryedemokr­ati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania