Panorama (Albania)

PD: Rruga Korçë- Ersekë me tender të paracaktua­r, pesëfish i kostos reale

-

Partia Demokratik­e akuzoi dje qeverinë se ka dhënë pa garë dhe me një vlerë të fryrë tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë- Ersekë. Sekretari i burimeve njerëzore në PD, Ervin Minarolli, përmes një deklarate nga selia blu, u shpreh se Kryeminist­ri Rama ua ka dhënë tenderin miqve të tij me vlerë 5- fish më të lartë. "Pak ditë më parë, paralajmër­uam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët. Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë- Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5- fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola. Ndodhi siç e parashikua­m ne, fituesi ishte i paracaktua­r, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro. Është një vjedhje e pastër, si në çdo rrugë që ka tenderuar kjo qeveri. Nuk ka në Shqipëri, qoftë edhe 1 kilometër rrugë, ku këta të mos kenë vjedhur miliona euro", tha Minarolli. Në vijim, ai tregoi edhe skemën e korrupsion­it që është përdorur sipas tij. "Skema e korrupsion­it është fare e qartë. Qeveria hap tenderin 20 milionë euro 4 kilometra. Miqtë e Kryeminist­rit marrin pjesë në garë, paraqesin ofertën më të lartë dhe fitojnë në një garë fiktive, pasi kompanitë e tjera pjesëmarrë­se kanë mungesë dokumentac­ioni. Kjo është një praktikë korruptive, e kthyer në normë nga kjo qeveri. Tenderi paracaktoh­et dhe kompanitë e tjera garojnë në mënyrë fiktive. Me Edi Ramën Kryeminist­ër, gara për tendera nuk ekziston. Gjithçka është e paracaktua­r përmes korrupsion­it. Segmenti i parë i rrugës KorçëErsek­ë ka nisur ndërtimin që në vitin 2012. E gjithë rruga ishte projektuar me 1 milion euro kilometri, por në muajt e fundit në pushtet, qytetarët po zhvaten me babëzinë më të madhe dhe 4 kilometra kushtojnë 20 milionë euro. Me kaq shumë parà, mund të ndërtohej e gjithë pjesa e mbetur e rrugës", vijoi Minarolli. Ndërkohë, ai shtoi se tenderi është fituar nga oferta që përbën 98% të fondit limit të vendosur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania