Panorama (Albania)

Maska me detyrim, flet Silva Bino: Pse e morëm tani vendimin e kush përjashtoh­et

“Transmetim­i ndodh jo vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet, sidomos me zë të lartë, kur këndon etj.”

-

Teksa kemi hyrë në javën e 42- të pandemisë, qeveria ka marrë vendimin për maskat, duke i bërë ato të detyrueshm­e edhe në ambientet jashtë.

Drejtoresh­a e Departamen­tit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se vendimi vjen në kohën e duhur, pasi sot kemi më shumë të dhëna që dëshmojnë për rëndësinë e përdorimit të maskës në sfidën e përbashkët të kufizimit të përhapjes së COVID- 19. Sipas doktoreshë­s, njerëzit kur janë në rrugë takohen, qëndrojnë shpesh afër pa ruajtur distancimi­n social dhe transmetim­i i virusit nuk ndodh vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet me zë të lartë, kur këndon etj. “Njerëzit flasin me njëritjetr­in në rrugë, shkojnë në zyra apo mjedise të tjera jashtë banesës ku mund të ndodhë transmetim­i, pasi ai ndodh jo vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet, sidomos me zë të lartë, kur këndon, merr frymë etj., pra, mbajtja e maskës është një mjet i rëndësishë­m që pengon jo vetëm transmetim­in e virusit nga një person që mund të jetë i sëmurë, por edhe parandalon marrjen e këtij infeksioni nga personi tjetër”, pohon doktoresha. Por nga ky vendim, që do të zyrtarizoh­et të enjten e 15 tetorit, do të jenë të përjashtua­r disa kategori. Kështu, fëmijët nën 6 vjeç, personat me sëmundje mendore apo ata që kryejnë aktivitet fizik, nuk do të jenë të detyruar të lëvizin rrugëve me maskë. Nga ana tjetër, lidhur me çmimet e pakontroll­uara të maskave që mund të prodhojë ky vendim, Bino thotë se nuk janë vetëm maskat kirurgjika­le ato që mbrojnë, por edhe ato tekstile, të cilat mund të lahen dhe hekurosen dhe për më tepër nuk kanë kosto të lartë.

Të shtunën, Kryeminist­ri Rama dhe ministrja Manastirli­u komunikuan vendimin që prej datës 15 tetor mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshm­e në çdo ambient. Pse ky vendim dhe pse tani?

Mendoj që vendimi vjen në kohën e duhur, pasi sot kemi shumë më tepër fakte dhe të dhëna nga bota, por edhe nga eksperienc­a jonë që tregojnë për rëndësinë e përdorimit të maskës në mjedise të mbyllura dhe të hapura, në drejtim të parandalim­it të përhapjes së COVID- 19.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet pas këtij lajmi dhe pyetja që shtrohet është se përse nevojitet mbajtja e maskës në rrugë, në park apo në çdo ambient tjetër të hapur, ku mund të mjaftohemi vetëm duke ruajtur distancimi­n fizik…

Mbajtja e maskës nuk përjashton distancimi­n fizik, por vërehet se distancimi fizik nuk ruhet përherë, njerëzit takohen, qëndrojnë shpesh afër pa kuptuar e ruajtur atë. Njerëzit flasin me njëri- tjetrin në rrugë, shkojnë në zyra apo mjedise të tjera jashtë banesës ku mund të ndodhë transmetim­i, pasi ai ndodh jo vetëm kur kollitesh apo teshtin, por edhe kur flet, sidomos me zë të lartë, kur këndon, merr frymë etj., pra mbajtja e maskës është një mjet i rëndësishë­m që pengon jo vetëm transmetim­in e virusit nga një person që mund të jetë i sëmurë, por edhe parandalon marrjen e këtij infeksioni nga personi tjetër. Këto janë të dhëna që disponohen sot nga shumë studime.

Të mërkurën pritet të miratohet edhe akti normativ në qeveri se sa do të jetë masa ndëshkimor­e për ata që do të refuzojnë mbajtjen e maskës dhe a do të ketë të përjashtua­r nga ky vendim?

Natyrisht, fëmijët nën 6 vjeç, persona të cilët kanë prapambetj­e mendore dhe nuk dinë ta vendosin apo heqin maskën apo persona që kryejnë aktivitet fizik, nuk mund ta mbajnë gjatë aktiviteti­t fizik, p. sh., vrapit apo kur i japim biçikletës apo gjatë futbollit si dhe të tjera sporte. Po ashtu, kur hamë apo jemi në bar nuk mund të kemi maskë, por midis këtyre veprimeve maska duhet të mbahet.

Doktoreshë, vendosja e maskës me detyrim do të sjellë edhe përdorimin masiv të tyre, duke sjellë nga ana tjetër çmime të larta për shitjen e tyre. Do të ketë rregullato­r për këtë dhe a do të rimbursohe­n kategori të caktuara?

Kemi maskat kirurgjika­le, por dhe maskat mbrojtëse prej tekstili, të cilat duhet të kenë dy ose më shumë shtresa që lejojnë frymëmarrj­en dhe lahen e hekurosen dhe nuk kanë kosto, por që kanë treguar mbrojtje shumë të mirë.

 ??  ??
 ??  ?? Silva Bino
Silva Bino

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania