Panorama (Albania)

Mbajtja e maskës në rrugë, Policia në terren për të verifikuar rastet

- Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, iu drejtoi dje një mesazh qytetarëve, nisur nga detyrimi që ata do të kenë për të mbajtur maskën edhe në rrugë duke filluar nga dita e enjte. Sipas tij, rastet e shtetasve të infektuar me COVID19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësi­a dhe një rritje e tillë e të infektuarv­e po vërehet edhe në shumë vende të botës. “Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalim­in e infeksioni­t. Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet. Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritete­t shëndetëso­re. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit. Qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi. Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimi­t social, sesa t’u nënshtrohe­n kushteve të rrepta të mbylljes”, u shpreh dje Ardi Veliu. Ndërsa shtoi se Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitete­t e saj, në krah të strukturav­e të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritete­t e Shëndetësi­së. “Patrullat policore do të monitorojn­ë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës. Duke përfituar nga rasti, ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpuni­m, të respektojn­ë masat dhe të mbështesin autoritete­t policore në zbatimin e këtij detyrimi. Në çdo rast të konstatimi­t të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksional­e. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të tyre. Ndaj, duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetim­it të këtij virusi të rrezikshëm”, u shpreh Veliu në mesazhin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania