Panorama (Albania)

Rriten rastet e reja, në 24 orë 171 persona të infektuar e 4 humbje jete

-

Ashtu siç pritej, vijon të rritet numri i personave të infektuar me COVID- 19. Të hënën janë regjistrua­r 171 raste të reja, nga 952 testime të kryera në strukturat shtetërore dhe ato private. Sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë vendin, numri i të infektuarv­e aktivë ka shkuar në 5561. Lidhur me rastet ditore pjesa më e madhe prej tyre ka qenë në Tiranë, Durrës, Lushnjë dhe Fier. “Janë kryer 952 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2. Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnjë, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastë­r, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastë­r, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. E rënduar paraqitet situata edhe në dy spitalet COVID që prej fundjavës janë duke punuar me kapacitet të plotë. “Aktualisht, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”. Të hënën janë raportuar edhe 4 humbje jete si pasojë e koronaviru­sit. Që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave të ministrisë janë 424 persona që kanë humbur betejën me sëmundjen. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID- 19, katër qytetarë, një 64- vjeçar nga Shkodra, një 66- vjeçare nga Pogradeci, një 71- vjeçar nga Skrapari dhe një 78- vjeçar nga Përmeti”. Ministria e Shëndetësi­së ka ripërsërit­ur apelin ndaj qytetarëve që të respektojn­ë masat “anti- COVID” si e vetmja mënyrë për të kufizuar përhapjen e infeksioni­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania