Panorama (Albania)

Si u plagosën babë e bir, shpëtoi 29- vjeçarja

Në gjendje të rëndë ndodhet babai i 37- vjeçarit

-

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj plagosjeje të dyfishtë, por Policia ka dyshime se kjo ngjarje lidhet me punën e shtetasit Mentor Hasanaj si drejtor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësinë e Madhe. Në afërsi të vendit të ngjarjes ka një sërë objektesh që kanë kamera sigurie dhe Policia i ka sekuestrua­r për të bërë këqyrjen e tyre dhe për të arritur tek identifiki­mi i autorit që qëlloi ndaj Xhelal Hasanajt dhe djalit të tij, Mentor Hasanaj, ky i fundit drejtor i Policisë Bashkiake.

Plagosja e dyfishtë ka ndodhur mesditën e së dielës në afërsi të bustit të 5 heronjve të Vigut në rrugën ShkodërKop­lik. Shtetasi Xhelal Hasanaj dhe djali i tij, Mentor Hasanaj, kanë mbetur të plagosur. Nga plumbat e marrë, 70- vjeçari Xhelal Hasanaj mësohet se është në një gjendje më të rëndë shëndetëso­re, ndërkohë mësohet se 37- vjeçari Mentor Hasanaj është në gjendje më të stabilizua­r. Në mjet ndodhej edhe bashkëshor­tja e Mentorit, shtetasja Vjollca Hasanaj, e cila fatmirësis­ht i ka shpëtuar breshërisë së plumbave. Mësohet se të tre këta shtetas ndodheshin në një mjet të Policisë Bashkiake, ndërsa po shkonin drejt Koplikut. Papritur autorët kanë ardhur me një motor dhe nga një largësi fillimisht prej rreth 25 metrash është qëlluar në drejtim të tyre. Më pas teksa janë afruar kanë qëlluar me breshëri ndaj familjes Hasanaj. Menjëherë është bërë transporti i dy të plagosurve drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas u transportu­an drejt Tiranës te Spitali i Traumës për mjekim më të specializu­ar. Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie duke bërë rrethimin e zonës së krimit e më pas duke bërë veprimet e para hetimore.

POLICIA VIJON KËRKIMET Policia vendore e Shkodrës ka intensifik­uar kërkimet për autorin e dyshuar Ilirjan Hasanaj. Efektivët e kanë të vështirë të bëjnë lidhjen mes 19- vjeçarit, i cili është banues në lagjen "Tepe" në Shkodër, dhe objektivit të këtij atentati, Mentor Hasanajt. Një prej dyshimeve të forta është që Ilirjan Hasanaj mund të jetë një atentator me pagesë, megjithatë kjo mbetet njëra prej pistave. I riu shkodran nuk ka ndonjë lidhje me Malësinë e Madhe duke qenë se banon në Shkodër, ndërsa edhe drejtori Hasanaj punon në Malësinë e Madhe, gjë e cila e bën të vështirë gjetjen e motivit të kësaj plagosjeje të dyfishtë. Megjithatë Policia vijon të besojë se Mentor Hasanaj është qëlluar për ndonjë konflikt që mund të lidhet me punën e tij si drejtor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Malësi e Madhe.

 ??  ?? Motori i braktisur nga autori
Motori i braktisur nga autori
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania