Panorama (Albania)

ÇFARË KËRKOJNË TË DËNUARIT

-

Kërkesat e të dënuarve paraqesin tri lloje karakteres­h, atë legjislati­v, ekonomik dhe administra­tiv. Të burgosurit thonë se duan të ndryshohet masa e burgimit të përjetshëm, e cila sipas tyre, duhet të bëhet me 20 vite burg, ndërsa kërkojnë që të dënuarit në Burgun e Sigurisë së Lartë që kanë vuajtur më shumë se 2/ 3 e dënimit të dërgohen në një burg të zakonshëm. Të burgosurit kërkojnë që të shtohen numrat celularë dhe minutat për të bërë më shumë telefonata, si dhe ofrimin e ushqimeve me të njëjtin çmim sa tregu. Ndërkohë, në karakterin administra­tiv, të burgosurit kërkojnë të hapen klasa mësimore, kalçeto dhe një ambient për tharjen e rrobave. Po ashtu, të dënuarit kërkojnë nga drejtori Kamber Hoxha, që në kuzhinën e institucio­nit të punësohen persona myslimanë dhe të krishterë. Kjo për faktin se besimtarët myslimanë nuk mund të konsumojnë çfarëdollo­j ushqimi, më së shumti produktet e mishit.

GREVA E URISË Të dënuarit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin qëndruan në grevë urie për disa ditë me radhë. Rreth 150 të dënuar në këtë burg refuzuan ushqimin në shenjë revolte ndaj rregullave të vendosura në institucio­n. Të dënuarit e parë që kanë nisur këtë revoltë, nga burimet brenda në burg, kanë qenë Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy këta të dënuar kanë refuzuar të ushqehen, si pasojë e aplikimit të regjimit “41- biss”. Aliko dhe Balla mbahen secili në qeli të veçuara, ndërsa prej dy javësh ata kanë nisur

Më shumë se 100 të dënuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, pak ditë më parë i dërguan një letër Presidenti­t të Republikës, Ilir Metës, Kryeminist­rit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, ndërsa përmes peticionit kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve, pasi sipas tyre, kanë qenë dënime maksimale të dhënë nga drejtësia shqiptare. Sipas të dënuarve, fajtor është shteti për çdo vrasje apo krim dhe kërkojnë që dënimet të përgjysmoh­en dhe të hiqen ato të përjetshme­t, duke i konvertuar në 20 vite. Pas veprimeve të të dënuarve, një grup pune nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve nisi hetimin për të zbuluar se kush është personi që inicioni revoltën në burg. grevën e urisë brenda në IEVP. Kjo nismë e tyre është mbështetur edhe nga disa të dënuar të tjerë, të cilët vuajnë dënimin e tyre në sektorin e sigurisë së lartë, brenda Burgut Peqin. Në këtë sektor, thanë burimet, mbahen të dënuarit e ashtuquajt­ur “VIP”, si pasojë e krimeve të rënda që ata kanë kryer dhe dënimeve të rënda të dhëna nga gjykatat. Por si nisi greva e urisë brenda në burgun e sigurisë së lartë? Kujtojmë që Arbjon Aliko ka qenë pjesë e grupit që kundërshtu­an me armë duke i marrë jetën efektivit të RENEA- s Ibrahim Basha në Lazarat disa vite më parë. Ai u fut në regjimin e posaçëm “41biss”, së bashku me Genci Ballën, i dënuar nga drejtësia shqiptare për rekrutim të besimtarëv­e për qëllime terroriste, i njohur si imami i vetëshpall­ur i “Unazës së re”. Fillimisht, Genci Balla është transportu­ar në Spitalin e Burgut, pasi gjendja e tij shëndetëso­re u përkeqësua si pasojë e moskonsumi­mit të ushqimit. Pas tij u transportu­a në spital edhe Arbjon Aliko. Gjendja e tyre tashmë është e stabilizua­r, por që nuk heqin dorë nga revolta e nisur prej ditësh. Të dënuarit në këtë burg pak ditë më parë i dërguan një peticion Presidenti­t Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit, z. Ruçi, Kryeminist­rit Rama dhe ministres së Drejtësisë me disa kërkesa, ku kryesoret ishin për amnisti, rishikim të dënimeve dhe heqjen e dënimit të përjetshëm. Deri në marrjen e një përgjigjej­e, ata u shprehën se nuk do ta ndërpresin grevën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania