Panorama (Albania)

Masazhe e prostituci­on në ish- Bllok, arrestohet menaxheri

Në pranga edhe klienti 30- vjeçar, procedohen 3 vajzat e “punësuara”

-

Qendrat e masazheve në Tiranë vijojnë të jenë nën monitorimi­n e rreptë të oficerëve të Trafiqeve të Paligjshme, duke qenë se në jo pak raste ka rezultuar të jenë kthyer në baza prostituci­oni.

I tillë ishte dhe rasti më i fundit, ku në një qendër masazhesh në rrugën “Abdyl Frashëri”, në zonën e ish- Bllokut, u arrestua menaxheri e një klient, si dhe u proceduan tri vajza të punësuara si masazhator­e, por që në fakt bënin edhe “shërbim” ekstra. Policia tha dje se është vënë në pranga 27vjeçari Rigers F., i akuzuar për “Shfrytëzim prostituci­oni” dhe “Mbajte e lokaleve për prostituci­on”, si dhe një 30- vjeçar, i cili ishte klient në këtë qendër dhe u kap në flagrancë me një prej vajzave të punësuara si masazhator­e. Burimet thanë se 27- vjeçari Rigers F. i rekrutonte vajzat, të cilat në fakt i paguante fillimisht për të kryer masazhe, por pasi kalonin disa ditë, atyre u bëhej e qartë që do të kryenin edhe marrëdhëni­e seksuale kundrejt pagesës.

OPERACIONI Policia e Tiranës njoftoi dje se ishte zbuluar një tjetër qendër masazhi ku ushtrohej veprimtari­a e prostituci­onit dhe në ambientet e saj është arrestuar menaxheri dhe një klient. Ndërsa tri vajza janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostituci­oni. Mësohet se kjo qendër ndodhet në një nga rrugët kryesore të kryeqyteti­t, rruga

“Abdyl Frashëri”, në zonën e ish- Bllokut. Menaxheri i qendrës, Rigers F., i rekrutonte punonjëset e qendrës përmes rrjeteve sociale si masazhator­e dhe më pas i detyronte të kryenin prostituci­on. “Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoh­eshin për prostituci­on nga menaxheri i një qendre masazhi, kanë organizuar punën për të dokumentua­r veprimtari­në kriminale të këtij shtetasi. Në bazë të provave të grumbullua­ra, pas një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ‘ Rekrutimi’, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Rigers F., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet rrjeteve sociale, me pretendimi­n për t’i punësuar si masazhator­e dhe më pas i detyronte që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale”, deklaron Policia. “Gjithashtu, në vijim të operacioni­t u arrestua në flagrancë një shtetas 30- vjeçar ( klient i qendrës së masazhit) dhe u proceduan penalisht 3 punonjëse të qendrës së masazhit, për veprën penale ‘ Prostituci­oni’”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtoria e Policisë Tiranë
Drejtoria e Policisë Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania